VIP

Rozana Radi skena hot gjatë turneut në Amerikë

Rozana Radi këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, ka qenë për një udhëtim-maratonë në Shtetet e Bashkuara, ku objektivi kryesor ishin koncertet në të cilat ajo ishte e ftuar. New York, Chikago, Detroid… dhe Rozi sigurisht krahas punës nuk ka lënë pa vizituar dhe vendet më të spikatura të kontinentit tjetër. Në faqen e saj të facebook, shkruan me shumë humor për vizitën që kishte bërë te statuja e lirisë; sot po vizitoja statujen e lirise…u desh te merrja nje anije per te shkuar deri atje dhe disa kate per tu ngjitur deri te kurora….po skenderbeun pse se bejme dhe ne me bileta se kuptoj… Ndërkaq Rozana Radit nuk i kanë munguar takimet me fansat madje dhe me të njohurit e kushërinjtë që i ka takuar gjatë udhëtimit në Amerikë. E Rozi nuk ndryshon asnjëherë. Në këtë foto të çmendur, Rozi është duke i lëpirë veshin një djali, që duke zhbiriluar edhe më shumë mësuam se është një i njohur i saj. Nuk kanë munguar edhe netët ku ajo ka qenë super tapë, e mbase kjo foto është marrë pikërisht në një prej këyre. Djali e ka emrin Gejsi, madje për takimin me të i ka treguar në emaile dhe të motrës. Gjithsesi eksperienca e saj në SHBA me çfarë shkruan vetë këngëtarja ka qenë e paparë por sërish mendjen e ka pasur te Kënga Magjike, ku ajo dhe fansat e saj e quajnë pretendenten kryesore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button