FutbollSport

Messi rrah Brazilin

Lionel Messi ka mposhtur Brazilin me rezultat 4-3, me ç’rast ka heshtur të gjithë kritikët e tij.

Argjentinasi i planetit tjetër ndihmoi kombëtaren e tij të shënojë fitore të madhe në miqësoren ndaj Selecaos, sfidë që u përshkrua nga spektakël i vërtetë.

Ndeshja ishte interesante që nga fillimi, përkundër karakterit si miqësore.

Romulo hapi serinë e golave (23’), duke i dhënë epërsinë Brazilit. Në vazhdim skena i takoi vetëm një njeriu, e ai është futbollisti më i mirë në botë.

Lionel Messi në minutën e 31-të me një goditje nga gjysmëdistanca barazoi rezultatin, ndërsa pas tri minutash (34’) kaloi edhe portierin për t’i dhënë epërsinë Argjentinës. .

Në pjesën e dytë brazilianët kthejnë gjiithçka në favor të vetin. Oscar shënoi për 2-2 (56’), para se Hulk (72’) të shënojë për 3-2 dhe epërsinë e Brazilit.

Federico Fernandez i ndihmuar nga Aguero barazoi sërish rezultatin në 3-3, ndërsa në fund qershinë mbi tortë e vuri Lionel Messi.

Argjentinasi pas një depërtimi individual lansoi një goditje nga distanca për të shtangur portierin brazilian dhe për të lënë pa fjalë gjithë botën. Po, ishte ai dhe ishte për 4-3 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Në fund u përjashtuan Ezequiel Lavezzi dhe Marcelo për shkak të një përleshje të shkaktuar në fushë, e cila në fakt vetëm sa kompletoi këtë sfidë spektakolare.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button