Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Rrihet dhe plaçkitet çifti nga Gostivari

Një çift i moshuar bashkëshortor nga Gostivari mbrëmë ka qenë pre e një sulmi dhe plaçkitjeje nga katër persona të maskuar në këtë qytet. 

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur rreth orës 21.30 në shtëpinë e F.XH, 79 vjeç në rrugën “Hekurudha” në Gostivar, kur rrëmbyesit kanë sulmuar nga prapa shpinës ate dhe e kanë lidhur, duke i plaçkitur 100 euro dhe 2500 denarë. Ata më pas kanë hyrë në dhomën tjetër ku gjendej bashkëshortja e tij M.Xh, të cilën gjithashtu e kanë lidhur dhe e kanë goditur duke i kërkuar para.

 

Grabitësit kanë bastisur tërë shtëpinë dhe pasi që nuk kanë gjetur para dhe gjësende tjera me vlerë kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia e Gostivarit është vënë në ndjekje të tyre.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close