Shendetesi

Rruga hormonale në ndërtimin e eshtrave

Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm të ri se si hormoni i paratiroidesë nxit formimin e eshtrave.

Autorët e një studimi të ri kanë zbuluar një ha shumë të rëndësishëm në nxitjen hormonale të rritjes së eshtrave, një zbulim i cili mund të çojë në zbulimin e barnave të reja për mjekimin e osteoporozës, si edhe drejt zbulimit të terapive më të mira për ndërtimin e eshtrave.

Studimi i ligjëruar në Universitetin e Albamas në Birmingham, ka treguar se hormoni i paratiroidesë (PTH) i jep nxitje organizmit në aktivitetin e ndërtimit të eshtrave me anë të një “ko-receptori” specifik i cili gjendet në sipërfaqen e qelizave eshtërore.

Osteoblastet dhe osteoklastet janë instrumentet kryesore në rregullimin e një skeleti të shëndoshë, osteoblastet duke formuar ashtin e rri, ndërsa osteoklastet duke resorbuar të vjetrin dhe atë të brishtë. Shumica e barnave aktuale kundër osteoporozës shënjestrojnë të dy llojet e qelizave, edhe osteoblastet edhe osteoklastet, që mund të çojë në mosformimin e ashtit.

Prandaj do të ishte ideale nëse do të zbulohej një bar i cili do ta ndërpriste veprimin resorbues dhe do ta nxiste krijimin e ashtit të ri. Kështu që ky studim jep një rrugë për të arritur deri te zbulimi i këtyre branave.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button