LajmeShqiperia

RRUGET E TRANSPORTIT TE DROGES NGA SHQIPERIA DHE MODUS OPERANDI I TRAFIKANTEVE TE DROGES

RRUGET E TRANSPORTIT TE DROGES NGA SHQIPERIA DHE MODUS OPERANDI I TRAFIKANTEVE TE DROGES

Maksim Ferra ? Drejtori Ekzekutiv i Unionit “Stop Krimit” me seli kombetare Tirane ? Shqiperi & President dhe Drejtor Ekzekutiv i Qendres Shqiptare te Studimit te Luftes Kunder Terrorizmit dhe Krimit te Organizuar me seli ne Athine ? Greqi.

Mona Agrigoroaiei – Koordinatore Nderkombetare te Unionit “Stop Krimit”

Kohet e fundit verehet se rruget e transportit te droges dhe menyrat e veprimit te trafikanteve te droges jane te llojllojshme, si me poshte vijon:

Shqiperi- Itali

Eshte drejtimi kryesor i trafikimit te droges nga Shqiperia, me destinacion jo vetem konsumatoret e shumte te Italise, por edhe te vendeve te tjera si: Gjermania, Franca etj. Drejt Italise trafikohen, ne rradhe te pare, drogat e renda, heroina dhe kokaina. Sipas nje raporti te Interpolit, mafia shqiptare realizon 40% te trafikut te heroines ne vendet perendimore. Kjo perqindje, ndonese duhet pare me rezerve perfshin edhe trafikun e bere nga shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise, si dhe trafikun e droges te bere nga shqiptaret ne Zvicer, drejtperdrejt me avion nga Turqia. Shqiptaret kontrollojne edhe 80% te trafikut ne vendet nordike, trafik qe behet jashte territorit te Shqiperise.

Drejt Italise trafikohet edhe droga vendase, canabis sativa, ne formen e marihuanes, hashashit apo vaijt te kanabisit. Sipas nje raporti, shperndare nga keshilli i OKB-se per kontrollin e narkotikeve, 90% e canabis satives shkon ne Itali nga Shqiperia, ku bima mbillet dhe kultivohet gjeresisht. Ne nje raport te UNPD (Organizata e Zhvillimit Njerezor per Shqiperine), vleresohet se bimet narkotike te kultivuara nga fshataret shqiptare, jane nje burim i konsiderueshem te ardhurash per tregun e huaj. Organizata nderkombetare e droges, ka vleresuar se Shqiperia dhe Maroku jane dy furnizuesit kryesore te Europes Perendimore me canabis sativa. Gjate ketyre viteve te fundit, ne pergjithesi jane ruajtur treguesit pozitive te viteve te kaluara ne lidhje me luften kunder trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike. Ne lidhje me trafikun e marijuanes, destinacioni kryesor i trafikimit eshte Greqia dhe Italia, por duhet thene se eshte minimizuar se tepermi kalimi i marijuanes ne drejtim te Italise. Kokaina, ne vitet e shkuara kryesisht ka ardhur ne Shqiperi nga SHBA apo vendet e Amerikes se Jugut qe tradicionalisht njihen per prodhimin e kokaines, nepermjet korriereve apo pakove postare. Kete vit, pjesa me e madhe e kokaines se sekuestruar eshte nje rast, ne te cilin kokaina ka hyre ne vendin tone nga Mali i Zi. Kokaina ne disa raste, sipas informacioneve qe disponohen, tranzitohet per ne vende te tjera si Greqi dhe Itali por duke u nisur nga sekuestrimet ne keto vende rezulton se sasia e kokaines qe tranzitohet nga Shqiperia eshte e paperfillshme. Gjate kesaj periudhe jane arritur rezultate te mira ne drejtim te goditjes se rrjeteve kriminale qe merren me trafikimin e shperndarjen e heroines, Gjithashtu kete vit eshte bere sekuestrimi i sasise me te madhe te bere ne vite ne nje ceshtje, Vendet kryesore te destinacionit per trafikun e heroines jane Greqia dhe Italia

Mjetet e trafikimit te droges drejt Italise Ne trafikimin e lendeve narkotike nga Shqiperia drejt Italise, perdoren rruge e mjete te ndryshme. Rastet e kapura provojne keto lloj mjetesh: Me skafe e gomone: Arrestimet nga policia italiane dhe shqiptare, provojne se skafet dhe gomonet, perdoren gjeresisht per trafikimin e droges drejt Italise. Ne pergjithesi, me keto mjete behet ne te njejten kohe trafikimi i klandestineve dhe i lendeve narkotike. Me skafe dhe gomone tratikohen te gjitha llojet e drogave: heroine, kokaine dhe marihuane. Epersi ka trafiku i marihuanes. Volumi i canabis satives, qofte dhe e presuar eshte me i madh se i heroines dhe i kokaines, prandaj preferohen me shume gomonet, si rrjete ilegale te pakontrollueshme. Trafiku klandestin me gomone eshte perqendruar me shume ne zonen e Vlores. Duke qene se Vlora dhe Fieri jane prodhuesit kryesore te droges vendase, ka nje bashkeveprim te trafikut te klandestineve me ate te droges vendase. Me anije tregetare dhe peshkimi: Trafikimi i lendeve narkotike, nga Shqiperia drejt Italise behet edhe nepermjet anijeve tregetare dhe te peshkimit, me pronare shqiptare. Keto anije krahas tregtise me Italine, trafikojne edhe lende narkotike. Ka edhe raste qe nisen posacerisht drejte Italise, per te bere trafik njerezish dhe droge. Rastet e kapura tregojne se kjo eshte perqendruar me shume ne zonen e Durresit, ku ka dhe me shume anije private.

Me tragete te linjave nderkombetare: Trafikimi i droges nga Shqiperia ne Itali, me traget eshte mjaft i perhapur. Kjo spjegohet me kushtet me komode te udhetimit te trafikanteve, jashte rrezikut te kalimit klandestin me gomone apo anije peshkimi. Nga ana tjeter trafiku i droges me gomone ka rrezik te dyfishte zbulimi, sepse shoqerohet edhe me trafik klandestinesh. Trafikimi me traget ndryshon edhe nga subjektet, qe e realizojne ate. Me keto mjete trafikantet jane me te ?fisshem”. Ata maskohen si tregetare, turiste, vizitore, emigrante legate etj. Trafikun e droges, me gomone, e bejne klandestinet nevojtare, shpesh here per te paguar udhetimin. Trafikimi realizohet nepermjet automjeteve te trafikanteve, te cilet mbarten ne tragete. Porti kryesor i trafikimit te droges me tragete eshte ai i Durresit.

Shqiperi – Greqi

Nje drejtim tjeter i trafikimit te droges eshte edhe ai drejt Greqise. Shfrytezohet afersia kuftare me kete vend si dhe niveli i zhvillimit ekonomik te tij. Trafiku i droges me Greqine eshte me i kufizuar ne krahasim me Italine. Greqia ka popullsine me te vogel dhe droga e nisur drejt saj destinohet kryesisht per konsum te brendshem. Nga Shqiperia drejt Greqise trafikohen drogat e renda heroina dhe kokaina, por edhe drogat e lehta si canabis sativa. Ky trafik realizohet fshehtas nepermjet pikave te kalimit doganor, por edhe jashte tyre, si rezultat i kalimit te paligjshem te kufirit. Trafikun ne pikat e kalimit doganor e bejne persona tregtare, turiste apo emigrantet legale

Droga fshihet ne vende te ndryshme te automjeteve, ne ngarkesen e tyre ose ne trupin e personit. Format e fshehjes neper automjete jane ato te zakonshmet: futen poshte ngarkeses, shfrytezohen fundet e dyfishta te karrocerise se automjeteve, te serbatoreve, fshihen ne trupat e personave qe udhetojne ne to. Trafikun ilegal te droges jashte pikave te kalimit doganor e bejne kryesisht refugjatet qe kalojne fshehtas kufirin. Ne kete forme trafikohet sidomos caanabis sativa. Kalimi i droges nga Shqiperia ne Greqi nepermjet detit eshte i kufizuar. Jane kapur vetem disa trafikante me gomone per ne Korfuz. Me Greqine trafiku i droges realizohet kryesisht nepermjet tokes, sepse nepermjet saj behet edhe qarkullimi i mjeteve dhe i njerezve.

Shqiperi – Maqedoni

Eshte nje drejtim i parendesishem i trafikimit te droges. Nga rastet e kapura nuk mund te flitet per nje trafik te rregullt. Maqedonia ndodhet ne rrugen e trafikimit te heroines per ne Shqiperi, keshtu qe drogat e renda nuk kane pse te rikthehen perseri aty. Megjithate verehen raste te trafikimit te droges se lehte vendase, caanabis sativa. Per kete shfrytezohet afersia kufitare nga kultivuesit shqiptare. Konstatohet se marihuana e trafikuar nga Shqiperia ne Maqedoni eshte destinuar kryesisht per konsumatoret vendas. Keshtu, ne nje rast , u kapen 4.65 kg marijuane ne Qafe Thane nga policia maqedonase. Marihuana ishte fshehur poshte kabines se shoferit me qese dhe shoferi u arrestua. Rezultoi se droga destinohej per ne tregun vendas. Ka patur edhe raste te trafikimit tranzit nga Shqiperia

ne Greqi, nepermjet Maqedonise. Keshtu doganieret maqedonas kapen ne kufirin me Greqine ne nje automjet me me shume se 1 t mariuane, qe ishte sjelle nga Shqiperia, me destinacion Greqine.

Shqiperi – Kosove

Vitet e fundit po verehen raste te trafikimit te droges nga Shqiperia per ne Kosove, me destinacion konsumatoret vendas, por edhe si vend tranzitimi ne drejtim te Serbise dhe Malit te Zi. kufizimi i shkembimeve te Kosoves me Serbine dhe hapja e kufijve me Shqiperine, kane favorizuar kalimin e droges nga Shqiperia ne Kosove.

Per policine e Kosoves ceshtja e narkotikeve ne Kosove nuk eshte alarmante dhe ne pergjithesi kriminaliteti i organizuar me narkotike ne Kosove nuk renditet ne listen e atyre krimeve qe nuk jane me prioritet per tu luftuar dhe parandaluar nga ana e policise nderkombetare. Policia e Kosovrs, sipas zyrtareve te saj, eshte e fokusuar me teper ne krimet e tjera, si: vrasjet, rrembimet dhe trafikimi me njerez. Gjer me tani policia nuk ka pasur rastin te merret me kete lloj krimialiteti. Tani, kur edhe numri i vrasjeve e rrembimeve ka rene, policia mundet te fokusoje njesitet e saj edhe ne kete lloj kriminaliteti

Vecorite e rritjes apo vecorite e tjera specifike, qe karakterizojne moshen e adoleshences. Djemte rendin me shume pas sensacioneve te forta dhe agresive. Ata rrine me shume ne grupe shokesh, ne klube, diskoteka, ku zhvillohen me shume ndjenjat per te dukur, imituar apo edhe imponuar. Rreth 70% e perdoruesve te droges vijne nga familje

me jete normale, pjesa tjeter nga familjet me nje prind apo prinder te divorcuar, te shthurur dhe te alkoolizuar. Nga analiza e nivelit intelektual te prinderve te perdoruesve te droges, rezulton se 1/3 e tyre, i kane prinderit me arsim te larte, 52% me arsim te mesem dhe 13% me arsim tetevjerar apo pa arsim. 67% e perdoruesve vijne nga familjet me nivel ekonomik mesatar, 25% te pasur dhe 8% nga shtrese e varfer.

Rumani-Shqipëri

Rumania nuk eshte vend destinacioni i drogave, por vend tranziti i rrugës Turqi-Shqipëri-Itali. (Shqiperia, pra, nuk eshte vetem burim i drogave, por edhe vend tranziti, njesoj si Rumania). Trafikohet heroina. Heroina e kapur ne kete zone eshte te nje cilesie shume te larte, trafikantet duke patur qellim ta perziejne me substanca te tjera per konsum.

Nga sa u pasqyrua me lart, ne lidhje me rruget e trafikimit te droges per ne Shqiperi dhe ne shtetet fqinje, mund te nxjerrim keto konkluzione:

1 . Forma kryesore e tralimit te droges ne Shqiperi, eshte ajo e tranzitimit te paligjshem, pra e kalimit tranzit te droges nga vendet prodhuese tek vendet fqinje, duke kaluar neper vendin tone.

2 . Forme tjeter me pak e rendesishme, e trafikimit te droges ne Shqiperi, eshte ajo e eksportimit te paligjshem te droges vendase, drejt shteteve fqinje, kryesisht Italise dhe Greqise.

3. Tregetimi i paligjshem i droges brenda vendit, per konsumatoret shqiptare, eshte forme tjeter e trafikimit, me pak e rendesishme se dy te parat.

4. Trafikimi i droges ne formen e tranzitimit, te eksportimit apo tregtimit te paligjshem, realizohet nga trafikantet shqiptare, por edhe te huaj. Vendin kryesor e zene trafikantet shqiptare, pasi keta njohin me mire terrenin dhe mjedisin shqiptar..

Shkaqet e rritjes se ketij aktiviteti krimina qendrojne ne kushtet e nje tranzicioni te tejzgjatur te reformave ne Republiken e Shqiperise nga viti 1991 me ndryshimin e sistemit e deri me sot, ku nuk ka stabilitet politik.

Trafiku i droges ka njohur nje rritje proporcionale me kultivimin e drogave ne Shqiperi, prandaj kerkohet mobilizim i te gjitha Institucioneve te perforcimit te ligjit dhe bashkepunim nderkombetar midis shteteve per parandalim te ketij aktiviteti kriminal.

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button