VIP

Së shpejti muzika e papublikuar e Tupac

Tupac ShakurNëna e reperit të ndjerë Tupac Shakur është zotuar se do ta lansojë “të gjithë materialet e punuara” nga reperi, ashtu që gjeneratat e reja të fansave të mund ta përjetojnë muzikën e tij të padëgjuar.

Ylli i muzikës hip-hop u vra në Las Vegas në vitin 1996 në moshën 25 vjeçare, dhe nëna e tij, Afeni Shakur, është në krye të pronës së tij dhe është themeluese e Fondacionit
Tupac Amaru Shakur, që ndihmon fëmijët e paprivilegjuar të arsimohen dhe stërviten.

Shakur tash ia ka dhënë të drejtën e pronës së djalit kompanisë Jampol Artist Management (Jam) dhe thotë se adhuruesit e muzikës së tij do të kenë në duar më shumë krijime të reperit.

“Besoj se është përgjegjësia jonë që të kujdesemi që e gjithë puna e Tupac të jenë në dispozicion për fansat. Djali im ka lënë shumë materiale të pakompletuara dhe edhe më shumë ide të papërfunduara. Duke shfrytëzuar planin që ai na ka lënë, jam e përkushtuar të plotësoj detyrën e tij”, ka thënë Afeni Shakur.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close