Teknologji

Dell sjell tabletin e shëndrrueshëm në laptop

Njëra ndër kompanitë teknologjike që solli risi në shfaqjen teknologjike IFA në Berlin të Gjermanisë ishte edhe kompania amerikane Dell.

Kësaj rradhe, kompania ka shtuar produktin më të ri në linjën e tyre të tabletëve të shndërrueshëm.

Dell XPS Duo 12 është një notebook i kombinuar me tablet, që të lejon ta transformosh pajisjen nga njëra formë në tjetrën duke e rrotulluar ekranin.

Kompania amerikane ka përmirësuar dizajnin dhe specifikimet në XPS Duo 12, duke e pajisur produktin me ekran multi-touch Corning Gorilla Glass HD i cili ka rezolucionet 1920 x 1080.

“Pajisja 12-inç ka ekran rrotullues të ndjeshëm në prekje që lejon ndryshimin nga laptop Ultrabook në tablet varësisht sipas nevojave tuaja në kohën e caktuar. Përveç dizajnit të pashëm, XPS Duo 12 është i punuar me materiale alumini, karbon-fiber dhe xham të qëndrueshëm Corning Gorilla Glass” – kanë spjeguar për publikun në IFA, zyrtarët nga Dell.

XPS Duo 12 pritet të dal në shitje pak pas lansimit të sistemit operativ Windows 8, më 26 tetor 2012.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button