VIP

Meda shfaqet me bashkëshorten

Në gusht të vitit 2008 në Kosovë u organizua një dasëm glamuroze e menduar enkas për ceremoninë e martesës së hit këngëtarit të njohur kosovar Mehedin Përgjegjaj, i njohur në publik me emrin e artit Meda.

Ceremonia zyrtare është mbajtur në hotel “Grand” në qendër të Prishtinës, ndërsa aty kanë marrë pjesë një numër i madh i kolegëve të estradës. Meda është i martuar me Lulen, një fanse e tij nga Kosova, por që jeton në Suedi, vend ku dhe janë njohur çifti, kur Meda ka mbajtur disa koncerte atje.
Një vit pas martesës, mediat në Kosovë filluan të hapin thashetheme duke thënë që Meda është ndarë nga Lulja, e këto fjalë bazoheshin në atë se këngëtari nuk shfaqej askundi përkrah bashkëshortes së tij, dhe menjëherë më pas filluan dyshimet nësë vërtetë Meda është divorcuar. Dhe si për çudi këto thashetheme nuk i ka mohuar asnjëherë Meda në ndonjë intervistë të tij, teksa ne zbulojmë se këngëtari është shfaqur përkrah Lules në dasmën e Edonës (vajzës së Sinan Vllasaliut) në dhjetor të vitit të kaluar. Meda njihet për zhanrin e tij tallava të cilin e kultivon prej vitesh dhe siç thuhet falë këtij zhanri ai është pasuruar shumë dhe njëri nga albumet e tij të fundit ka pasur një shitje të jashtëzakonshme në Kosovë dhe diasporë, duke u bërë pjesë e historisë së albumeve më të shitura të muzikës shqipe, e duke thyer rekord edhe nga albumet e këngëtarëve më të njohur. Thuhet se në vit Meda fiton deri në 300 mijë euro, ndërsa njihet dhe për humanitetin e tij të cilin e ka shfaqur gjithmonë duke ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button