Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Shijak, vritet në atentat 36-vjeçari

shijakNjë atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një të riu, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në sheshin kryesor të  qytetit, ku persona ende të paidentifikuar nga policia hapën zjarr nga një mjet tip “Audi” pa targa, në drejtim të Ervin Kërtallës, 36 vjeç dhe shtetasi D.V, banues në Tiranë.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por megjithë përpjekjet e bluzave të bardha 36-vjeçari Kërtalla nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button