LajmeMaqedoniaZgjedhje

Shqiptarët fituan 5 deputetë më pak

Parcializimi i votës, dalja në zgjedhje e shtatë partive politike shqiptare, bëri që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit, shqiptarët të merrnin 4 deputetë më pak. Nëse partitë shqiptare do të kishin bërë koalicione parazgjedhore atëherë numri i deputetëve shqiptarë që do të përbënin parlamentin e ri do të ishte 29 ose 30 dhe jo 25 sa është tani. Pesha e faktorit shqiptar ka rënë edhe më tepër për shkak se shqiptarët kanë humbur edhe deputetët e diasporës. të cilët i fitoi VMRO-DPMNE-ja.
Analisti, Ismet Ramadani thotë nëse do të kishte koalicione parazgjedhore, edhe numri i deputetëve do të ishte më i madh, edhe pozicioni i shqiptarëve do të ishte më i fortë. “Doli ajo që pritej. Partitë shqiptare duhej të bënin koalicion parazgjedhor. Po të kishin bërë koalicione parazgjedhore edhe numri i deputetëve do të ishte më i madh, edhe pozicioni i shqiptarëve do të ishte shumë më i fortë . Mirëpo fatkeqësisht liderët partiak shqiptarë, atëherë mbronin tezën se duhet të dalin në zgjedhje, të marrin mandate dhe pastaj të bëjnë koalicione, që doli plotësisht gabim”, thotë Ramadani. Sipas tij partitë e vogla duhet të jenë  në dy koalicione, ose një koalicion të përbashkët. “Edhe pot ë ishin në dy koalicione, sërish do të kishim 29 deputetë, mirëpo mbizotëruan interesat grupore, partiake”, thotë ai. Ramadani mendon se fajin më të madh për humbjen e pesë deputetëve shqiptarë e kanë të gjithë liderët e partive shqiptare. “Nuk është problemi i opsioneve të shkruara nëpër programe dhe platforma, problemi qëndron në atë se forca politike shqiptare po shpërndahet shumë dhe çfarëdo programi cilësor që të shkruash, nëse nuk ke protagonistë për ta realizuar atë, ai është kot”, thotë analisti Ramadani. Shembull konkret janë dy partitë më të mëdha maqedonase: VMRO-ja dhe LSDM-ja, të cilat, siç thotë Ramadani falë koalicioneve kanë arritur rezultate shumë të mira. “VMRO është nën koalicion me 24 parti, LSDM-ja në koalicion me 13 parti, ndaj dhe kanë rezultate konkrete”, thotë ai. Ramadani rikujton sinjalet që u dhanë para zgjedhjeve partive shqiptare se koalicionet do ta kishin efektin shumë më të madhe, nëse ato bëhen para zgjedhjeve, pasi, siç thotë ai, sërish mund të kemi koalicione, por nuk i kemi pesë deputetët.

Nuk duhej lejuar humbja e deputetit nga Evropa

Jo serioziteti i partive politike shqiptare për diasporën, i solli VMRO-së fitoren e të tre deputetëve të diasporës. “Është e pa pritshme dhe e pa kuptimtë që deputetët shqiptarë lejuan që ta humbim deputetin në Evropë”, thotë analisti Ismet Ramadani.

 

Thaçi akuzon partitë e vogla për përçarjen e votës


Lideri i  Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka fajësuar  partitë opozitare shqiptare për përçarjen e votës shqiptare. Sipas tij, partitë e vogla opozitare dolën në këto zgjedhje vetëm për të dëmtuar PDSH-në, pasi që në total vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore PDSH-ja bashkë me votat e partive tjera opozitare ka më shumë se BDI-ja. Megjithatë numri një i PDSH-së ka theksuar se në këtë drejtim edhe ai mban përgjegjësi që vota e shqiptarëve është përçarë por më shumë përgjegjësi mbajnë liderët e opozitës të cilët sipas tij, tani më ndodhen nëpër spitale dhe marrin infuzione.“Partitë e vogla opozitare kanë pësuar fijasko, unë s’kam punë me ata, sigurisht do të kem punë me elektoratin opozitar. S’ka parti të vogla, fatkeqësisht ata e kryen atë obligim të që me sa më duket mua u dha shteti ta parandalojnë fitoren tonë”, tha ai.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close