LajmeMaqedonia

Shqiptarët të paraqiten në konkurset për në ushtri

Ministria e Mbrotjes fton të rinjtë shqiptarë ti përgjigjen konkurseve që kanë për qëllim arritjen e përfaqësimit të drejtë në këtë dikaster. Zëdhënësja e kësaj ministrie, Selvete Baruti, bën të ditur se aktualisht është i hapur një konkurs për pranimin e 52 ushtarëve profesionist shqiptarë.
“Numri i shqiptarëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e Armatës së Maqedonisë është në rritje. Ne vazhdimisht kemi konkurse për pranimin e ushtarëve profesional. Në konkursin e kaluar u pranuan 23 shqiptarë, ndërsa për konkursin që është në rrjedhë interesi është shtuar. Në këtë konkurs do të pranohen 52 ushtarë profesionalë”, tha zëdhënësja, Selvete Baruti. Deri në fund të këtij viti duhet të pranohen 250 ushtarë profesional, 75 prej të cilëve duhet të jenë shqiptarë. Kandidatët e interesuar ndër të tjera duhet të kenë të kryer arsimin e mesëm dhe shërbimin ushtarëk që është 3 muaj.
“Po punojmë për ta rritur numrin e shqiptarëve në të gjitha nivelet si në Ministrinë e Mbrotjes poashtu edhe në Armatën e Republikës së Maqedonisë, deri kur të arrihet përfaqësimi i drejtë në këto institucione i paraparë me Marrëveshjen e Ohrit. Do të vazhdojmë me konkurse të reja edhe vitin e ardhëshëm. Numri i kandidatëve që dëshirojnë të jenë pjesë e ARM-së po rritet vazhdimisht” tha Baruti.
Një nga problemet për të cilin kanë ankesa të shumta shqiptarët paraqesin testet që janë vetëm në gjuhën maqedonase, e që janë të domoshdoshme për kandidatët që konkurojnë në konkursin për ushtarë profesional. Nga Ministria e Mbrojtes mësojmë se po punohet që në konkursin e radhës këto teste të përkthehen edhe në gjuhën shqipe. Përfaqësimi aktual i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes është 10 për qind, kurse në ARM 18 për qind. Vetëm 10 për qind e oficerëve janë shqiptarë, ndërsa përfaqësimi i përgjithshëm në të gjitha nivelet është 17 për qind.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button