LifeStyle

Shtatë gabime në takimin e parë

takimMeshkujve shpesh u ndodh të bëjnë gabime, të cilat femrat nuk i shikojnë aspak me dashamirësi Përshtypja të mirë në takimin e parë është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të ndodhin edhe takime të tjera dhe definitivisht të krijohet lidhja. Prandaj kushtoni kujdes që të mos ju ndodhin këto gjëra:

Shikimi i femrave të tjera
Femra nuk duron kur mashkulli, krahas saj, i shikon edhe vajzat e tjera. Edhe pse ju duket që atë veprim po e bëni në mënyrën më diskrete, syrit të femrës asgjë nuk mund t’i shpëtojë.

Bisedë të kujdesshme
Lavdërimet dhe bisedat tepër të lira lërini për fazën e mëvonshme, nëse ndodh takimi.

Telefonatat
Duke shikuar pa ndërprerë në telefon, duke shkruar porosi apo duke lënë hapur statusin në Facebook, do të krijoni përshtypjen që nuk po tregoni interesim. Prandaj do të merrni një minus të madh tek partnerja potenciale.

Biseda për ish të dashurën
Takimi i parë nuk është momenti që të “hapni zemrën”. Veç tjerash, femra të cilën sapo e keni njohur, me siguri nuk do të jetë e interesuar për asgjë që ka të bëjë me ish-dashuritë tuaja, transmeton Telegrafi.

Sjelljet e këqija
Nuk është e thënë të jeni patjetër të përpiktë, mirëpo rregullat themelore të bontonit do të duhet t’i respektoni. Thërritja me zë të lartë e kamerierit, mosmbajtja e derës, mospërdorimi i “escajgut” siç duhet, vetëm sa do të do të jenë disa pluse që të filloni lidhjen.

Paraja, paraja, paraja…
Kjo temë është delikate, për të cilën gjithsesi nuk do të duhej të bisedonit në takimin e parë, sepse mund të lini përshtypje të keqe.

Koprracia
Është rregull që mashkulli të paguajë faturën nëse ai është iniciator i takimit. Madje, edhe kur ajo ofron paratë për të paguar, bëhuni të vendosur, refuzojeni, mirëpo këtë mund ta bëni vetëm duke buzëqeshur dhe duke ia rikujtuar që ajo do të paguajë herën tjetër dhe kështu do ta paralajmëroni për takimi të ri.

Tags
Show More

Related Articles

Close