Lajme

Shtatë miliardë dollarë për lirinë e Tymoshenkos

“Autoritetet ukrainase kanë ofruar lirimin e ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, në këmbim të pagesës së shumës prej shatë miliardë dollarëve”, ka thënë Oleh Rybachuk, ish shef i zyrës së presidentit të Ukrainës, transmeton agjencia ruse e lajmeve RIA.

Rybachuk theksoi se oferta është “vënë në tryezë”, gjatë bisedës së presidentit Viktor Yanukovych me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Thuhet se oferta mbahej fshehtë nga publiku, i cili do të ishte e pakënaqur nga kjo “tregti”. Por, se oferta zyrtare vërtet ka ekzistuar këtë ia vërtetoi Rybachukut një prej këshilltarëve të kancelares Merkel.

“Këshilltari i Angela Merkeles më tha se pasi Yanukovych e bëri ofertën, kancelares i është dashur një kohë që ta merrte veten”, ka thënë Rybachuk për këtë ofertë.

Agjencia ruse shkruan se deri tash nuk ka koment zyrtar nga qeveria e Ukrainës, përkitazi me këtë deklaratë.

Të përkujtojmë se Tymoshenko është duke vuajtur dënimin me shtatë vjet burg për shpërdorim të detyrës. Çështja e saj ka shqetësuar botën pasi është përkeqësuar shëndeti i saj dhe pas akuzave se ajo është rrahur nga rojet dhe se trajtohet në mënyrë johumane. Ish kryeministrja ukrainase shpejtë do të dalë në një gjykim tjetër me akuza se në vitet ’90, si kryetare e një kompanie, është marrë me importin dhe shpërndarjen e gazit duke shmangur taksat që arrijnë në disa milionë dollarë.

Në anën tjetër, Presidenti aktual i Ukrainës është akuzuar për vjedhjen e 14 miliardë dollarëve, ndërsa bujarisht ka “ofruar” gjysmën e kësaj shume për lirinë e Tymoshenkos.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close