Albachat, Zemra, Muzik Shqip, Humor Shqip, Zemra Chat, Horoskopi Vjetor, Tregime Dashurie, Muzik Shqip, Filma Shqip, Mp3 Shqip, Radio Zemra, Poezi Dashurie, Sms Dashurie, Horoskop Shqip, Barcoleta , Kuriozitete , Forum Shqip, Tregime Erotike, Tregime Seksi, Barcoleta 18+, Lajme Shqip, Edukata Seksuale, Teknologjia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Shqip Chat, Albanian Chat, Foto Galeri, Fjale Te Urta, Shkarko Programe , Mp3, Muzik, Tekste Kengesh, Islami, Shendeti, Festa Islame, Lajme Sportive!

Si pritet kurbani?

25

Kafsha qe do te behet kurban duhet shpene ne thertore pa e lenduar. Ajo shtrihet pertoke mbi krahun e saj te majte dhe e drejtuar nga kibla.I lidhen kembet. Recitohen me ze tekbiret teshrik. Duke thene “Bismilah, Allahu ekber!” dhe pritet ne fyt.

Fetarisht konsiderohet sunet te lexojme kete lutje, ndersa presim kurbanin:

Inne salati ve nusuki ve meh’jaje ve mematil Llahi. Rabbil Alemin.” dmth; Pa dyshim, namazi im, kurbani im, vdekja dhe jeta ime jane per Allahun. Zotin e boteve mbare!”

kurbani

Tekbiri teshkrikut eshte:

“Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-lall-llahu vallahu ekber. Allahu ekber ve lil-lahil-hamd.” dmth “Allahu eshte me i madhi. Allahu eshte me i madhi. Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut, prandaj Allahu eshte me i madhi. Allahu eshte me i madhi dhe atij i takon lavderimi.”

Kafshet qe behen kurban jane:

Delja, dhia, gjedhi, deveja.

Delja behet kurban per nje person

Dhia behet kurban per nje person

Gjedhi behet kurban per nje deri ne shtate persona

Deveja behet kurban per nje deri ne shtate persona.

Fetarisht konsiderohet me vend qe kurbanin ta prese personi qe e ka blere ate per llogari te tij. Ata qe nuk mund ta presin me duart e tyre, mund t’i kerkojne nje myslimani tjeter qe i di rregullat e prerjes se kurbanit, qe ta prese kurbanin ne emrin e atij qe e ka bere ate. Ne kete rast eshte sevap qe i zoti i kurbanit te gjendet prane kurbanit te tij, qe po pritet dhe te lexoje lutje fetare.

Duhet te tregojme kujdes ne:

Kurbani duhet prere nga njerez qe i dine rregullat fetare te prerjes se kurbani. Duhet te silleni me butesi ndaj kafshes, qe eshte duke u derguar per t’u prere si kurban. Po qe se eshte e mundur, kafshes per kurban duhet t’i lidhen syte dhe kembet. Thika qe do te perdoret duhet te jete e mprehur. Ambienti perreth nuk duhet ndotur.

Si ndahet mishi?

Ne pergjithesi mishi i kurbanit ndahet ne tri pjese:

Njera prej ketyre  tri pjeseve i shperndahet te varferve.

Njera prej ketyre tri pjeseve i dhurohet te afermeve, fqinjeve he mysafireve.

Njera prej ketyre tri pjeseve ruhet per nevojat e shtepise.

Cfare behet me lekuren e kurbanit?

Lekura e kurbanit, mund t’i jepet ne forme ndihme financiare njeres prej kategorive qe meritojne te marrin zekat. Mund t’i jepet institucioneve fetare, bamirese apo arsimore sic jane: xhamite, shkollat apo shoqatat bamirse. Nuk lejohet qe lekura e kurbanit t’i dhurohet vendeve qe fetarisht vlersohen te papershtatshme.

Comments are closed.