Islam

Të shtëna me armë në Medresenë “Isa Beu” në Tetovë!

Sektori i Punëve të Brendshme ka njoftuar se medresenë “Isa Beu” në Tetovë ka pasur të shtëna me armë.

Janë regjistruar dëme materiale, ndërkaq nuk ka të lënduar.

Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot, më 20 shtator në ora 09:05 në SPB Tetovë është raportuar se mbrëmë, mes datave 19 dhe 20 shtator një autor deri tani i panjohur me armë zjarri ka dëmtuar disa dritare të ndërtesës së shkollës së mesme të teologjisë – medresesë “Isa Beu” në rrugën “Probishtipska” në Tetovë. Janë dëmtuar dritaret në katin e parë dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e korridorit”, thuhet në njoftim, transmetojnë mediat.

Është kryer inspektim ku janë marrë për ekspertizë disa gëzhoja dhe pritet që të zbardhet rasti.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button