Islam

Regjistrohet Bashkësia Islame Selefiste në Maqedoni, reagon ashpër BFI (VIDEO)

Reagimi i plotë i BFI-së

Më datë 16 shkurt 2021, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV në mbledhjen e rregullt me në krye Reis Ulemanë e BFI-së Hfz. Shaqir ef. Fetain, shqyrtoi zhvillimet e fundit, gjegjësisht regjistrimin e të ashtuquajturës Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith dhe solli këto vendime:

1. Me indinjatë të thellë reagojmë kundër Gjykatës Themelore Shkupi 2 – Shkup, e cila ka regjistruar këtë gjoja bashkësi fetare, vendim që mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska. Ky akt është i turpshëm dhe shumë i dëmshëm për unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe si i tillë është tentim për paralelizëm institucionit kushtetutar të Bashkësisë Fetare Islame;

2. Aktin e gjykatëses Donçevska e llogarisim tendencioz dhe me këtë akt, ajo ka shkelur jo vetëm ligjin për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, por ka shkelur edhe praktikën juridike që për çdo themelim të bashkësive fetare mendim duhet të japin 5 bashkësitë kushtetutare të MV. Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive fetare që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime e mësime dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare;

3. Bashkësia Fetare Islame prej momentit të parë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke e gjykuar ashpër këtë vendim njoftoi të gjitha instancat shtetërore duke filluar nga Presidenti i Shtetit, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri si dhe faktorin ndërkombëtar në vend;

4. Apelojmë te të gjithë besimtarët tanë në RMV dhe bashkatdhetarët tanë në Evropë e gjetiu, mos të bien në grackën dhe kthetrat e bashkësisë së themeluar nga Donçevska dhe me bindje të paluhatshme u tregojmë se kjo bashkësi është pjellë e strukturave dashakeqe në vend për ta dëmtuar thellë unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësinë Fetare Islame në veçanti.

5. Bashkësia Fetare Islame njofton të gjithë se ky akt është i dëmshëm për shoqërinë tonë, prandaj në mënyre kategorike dhe pa kompromis do të vazhdojë të mbrojë unitetin dhe dinjitetin e besimtarëve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button