LajmeShqiperiaVIDEO

Villa,Armë,Luks i madhë,Kapet kapo i bandës së drogës në Shqipëri,Ja jeta e tij luksoze (VIDEO)

114Ministria e Brendshme zbardh detaje të operacionit të përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, në bashkëpunim dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.

Sipas njoftimit gjatë operacionit është mundësuar sekuestrimi në Shqipëri dhe Kosovë i një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike të forta, i një laboratori për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike, si dhe arrestimi i 4 personave.

“Falë operacionit të strukturave të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në Shqipëri është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainë, 18 kg heroinë dhe rreth 100 kg marijuanë, 850 litra përzierës, një mjet i blinduar, si dhe armë e municione luftarake.
Ndërkohë në Kosovë është sekuestruar një sasi prej rreth 50 kg droga të forta, një laborator për përpunimin e prodhimin e lëndës narkotike dhe janë arrestuar 3 shtetas.
Në kuadër të këtij operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë është kapur në flagrancë një shtetas, i cili po transportonte një sasi prej rreth 7 kg lëndë narkotike të dyshuar kokainë, sasi që është bllokuar me cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.” thuhet ne njoftimin e MPB-se.

Gjatë kontrolleve në vile 3 katëshe në një banesë në Fushë Kuqe, në pronësi të shtetasit Gëzim Çela u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rreth 18 kg e dyshuar heroinë, rreth 100 kg marijuanë, 20 bidonë me një sasi prej rreth 850 litra lëndë, që shërben si përzierës i lëndës narkotike.

Po ashtu në këtë banesë janë gjetur e sekuestruar 9 armë zjarri nga të cilat 3 snajper, si dhe një sasi fishekësh dhe granata. Nga strukturat e policisë u bllokua gjithashtu dhe një mjet tip BMW i blinduar.

Show More

Related Articles

Back to top button