Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Situatë lufte midis shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve

Pas vrasjes së maturantit sllavomaqedonas në Gjorçe Petrov të Shkupit, vazhdon situata të jetë e tensionuar në këtë regjion.

Lajmet e fundit që kanë arritur flasin se para pak çastesh, janë djegur shumë lokale të shqiptarëve në këte lagje.Eshte djegur kafeteria Planeta, poashtu embëltorja e një pronari shqiptar nga Tetova që ndodhet në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, i është demoluar nga një grup i panjohur, të cilët ia kanë thyer disa xhama dhe disa tavolina.

Dyshohet se shqiptari vrau sllavomaqedonasin

Sot në orët e pasdites konrektish në ora 15:15 në lagjen Gjorçe Petrov ka ndodhur një aksident, me ç’rast i vrarë ka mbetur Angel.P. 18 vjeçarë i nacionalitetit maqedonas. Sipas informatave të para mësohet se shkak për aksidentin ka qenë një biçikletë e vjedhur.

Sipas informatave të para ai është therrë me thikë nga dy persona. Në momentin e vrasjes Angel.P. ka qenë sëbashku me të atin Saso.P. Njëri nga vrasësit është dorëzuar në polici dhe ka pranuar vrasjen e 18 vjeçarit. Sipas burimeve policore vrasjen e ka kryer Naser.E.

Ndërkohë banorët e lagjes Gjorçe Petrov në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën, gjë që ka tensionuar edhe më tepër situatën në këtë lagje. Gjithashtu mësojmë se është sulmuar autobusi me numër 11, megjithatë nuk raportohet për persona të lënduar.

Trupi i nxënësit të mjekësisë Angel para pak kohësh është dërguar për obduksion ndërsa në vendin e vrasjes kanë mbetur shenja të gjakut, ku djaloshi kishte ndërruar jetë. Në ndërkohë qindra pjesëtarë të njësitit special të MPB-së nga Vardari janë paraqitur dhe kanë krijuar një zonë tampon për të ndaluar qytetarët të cilët dëshirojnë të nisen drejt fshatit fqinj, ku sipas tyre gjenden fajtorët e vrasjes. Situata në Gjorce petrov është e tensionuar, kurse MPB ka dërguar njësi shtesë të sigurimit të cilët po përpiqen ta kthejnë masën e tubuar para urës.
Mësohet jse është dëmtuar edhe një ëmbëltore e një pronarit shqiptar, të cilit i kanë thyer xhamat dhe tavolina e lokalit.
Banorët i kërkojnë kryetarit të komunës Gjorçe Petrov, Mitrevskit që të mbyll urën e këmbësorëve me Sarajn në mënyrë që sipas tyre të ndalohet dhuna midis shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve.

Tags
Show More

Related Articles

Close