VIP

Skandali Berluskoni/Shpërthen dëshmitarja: Aty u ktheva në prostitutë (Foto)

[wp-like-locker] (FOTOT e vajzave dhe pamje nga e ashtuquajtura bunga bunga)Dëshmia rrëqethëse e Miss Piemontit në gjykatë, vajzat bënin striptizë para ish-kryeministrit të Italisë dhe performonin seks oral me statujën e zotit grek të pjellorisë.

Chiara Danese ka rrëfyer para gjykatës me lot në sy atë që ka ndodhur dy vite më parë. Ajo kishte kërkuar një provë në televizionin e drejtuar nga Emilio Fede …

dhe ai i kishte ftuar në vilën e Berluskonit ku një tufë vajzash zhvisheshin para ish-kryeministrit, e stimulonin atë duke e prekur në pjesët intime dhe e lejonin t’i puthte në gjokse. “Unë dhe mikja ime Ambra mbetëm të shokuara, isha shumë e turpëruar dhe Ambra kërkoi që të na kthenin në Milano”, thotë vajza që tregon se ajo nuk ka pranuar të bëhet pjesë e lojërave, edhe pse Nicole Minetti një nga të akuzuarat në këtë çështje, që sipas saj ishte totalisht e zhveshur e kishte ftuar disa herë ta imitonte edhe duke e prekur dhe provokuar. Vajza tregoi se Fede, një nga njerëzit që akuzohet se i siguronte vajza Berluskonit u kishte thënë ndërsa i përcillte për në shtëpi se ato e kishin kaluar provën dhe se vajzat e tjera në sallë ishin prostituta.

Dëshmia duket një element kycc në akuzat kundër Berluskonit për favorizim të prostitucionit me minorene. Ndërkohë që vajza vetë ka paditur ish-kryeministrin dhe personat e tjerë se duke e ftuar në festë i kanë prishur reputacionin. “Prej asaj kohe u bëra eskort, nëse dilja në një mbrëmje njerëzit më identifikonin si të tillë”, tregoi Danese.

[/wp-like-locker]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button