Ines Sainz – Gazetarja me seksi ne bote (Foto)

Nuk janë vetëm yjet e kinemasë ato që sfidojnë pasarelat dhe zënë vendin e parë si femrat më seksi në botë.

Një reviste amerikane ka bërë një vlerësim për gazetaret më seksi në botë. Vendin e parë e ka zënë meksikania, Ines Sainz. 33 vjeçarja është vlerësuar si gazetarja më seksi, për shkak të trupit të saj dhe veshjeve mjaft provokuese.
Ajo është gazetare për “Tv Azteca” në Meksikë dhe mbulon kronikat sportive.
Në botën e medias ajo njihet si “vajzë e keqe” për shkak të se me trupin e saj përpiqet që të bëjë për vete lojtarët dhe provokon gjatë transmetimeve.
Por kjo ndodh vetëm në ekran. Ines është martuar me producentin e emisionit që ajo drejton dhe ka një jetë të rregullt familjare.
Ajo cilësohet si gazetaret që ka intervistuar yjet më të mëdhenj të futbollit në gjithë botën. Në karrierën e saj ajo ka intervista me Ronaldon, Roberto Karlosin, Rivaldon, Zinedin Zidane dhe Lionel Mesin.

Po ashtu ajo ka intervistuar edhe yllin e basketbollit, Shacke O ‘Neal dhe mjaft emra të njohur të futbollit amerikan. Për shkak të pamjes së saj provokuese dhe veshjes, që nuk është gjithmonë e përshtatshme për të parë stërvitjen e lojtarëve, Ines është bërë objekt i ngacmimeve nga lojtarët.
Një vit më parë ajo ishte në qendër të një skandali që ndodhi me skuadrën e futbollit meksikan.
Ines u ankua në media, se gjatë udhëtimit me avion me djemtë e skuadrës kombëtare, ishte ngacmuar nga këtë të fundit seksualisht.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.