Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Skandaloze: Krerët e BFI-së gjuetarë derrash të egër

Nuk ka kaluar akoma një javë nga dita kur Komisioni i Lustrimit nxorri emrin e Sulejman ef. Rexhepit si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete (UDB), BFI goditet nga një tjetër skandal.

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të institucionit më të lartë Islam në vendin tonë është gjuetar derrash të egër.

Portali ShqipMedia ka pranuar në postën elektronike një album fotografish të cilat tregojnë Agron Vojnikën, Shef i Kabinetit të Kryetarit të BFI-së, me armë gjuetie në dorë, i veshur me uniformë të kamufluar duke pozuar para derrave të egër të vrarë me armë gjahu. Burimi jonë thotë që në njërën nga ato fotot (të cilën do angazhohen t’a gjejnë në format më të madh) shihet vet kreu i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi duke pozuar para derrave të vrarë. Fotot i gjeni në fund të këtij teksti.

Sipas rregullave Islame, Allahu Fuqiplotë ka lejuar për besimtarin të gjuajë të gjitha kafshët, mishi i të cilave lejohet për t’u ngrënë. (EL-M‘IDE) Dijetarë të ndryshëm argumentojnë se gjuetia për sport është e ndaluar në Islam.

Nga ana tjetër, Neni 9 (Kapitulli II) i Kushtetutës së BFI-së i cili rregullon të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve të BFI-së, ndër të tjera thotë që të drejtat përfshijnë: shfaqjen dhe praktimin e Islamit në jetën vetanake, familjare, shoqërore, rregullimi i jetës familjare në frymën e mësimeve islame, etj; kurse detyrimet që dalin nga ky nen kërkojnë që anëtarët e BFI-së t’i përmbahen rregullave, zakoneve, dhe traditave islame, t’i përmbahen Kushtetutës, akteve normative dhe vendimeve të organeve të BFI-së, etj.

Si mund besimtarët muslimanë të presin nga ky institucion të shpërndajë çertifikata për ushqim HALLALL? A nuk është kjo një përbuzje dhe një tallje me Fenë Islamë dhe gjithë besimtarët e saj?

 

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close