VIP

Snoop Dogg i jep lamtumirën e fundit Nate Dogg

Snoop DoggLegjenda e repit amerikan, Snoop Dogg, shprehu “dëshpërimin e tij të thellë” pasi mësoi lajmin e ndarjes nga jeta të reperit Nate Dogg, një ditë më parë, në moshën 41-vjeçare.

Snoop Dogg dhe Nate kane patur një histori të gjatë bashkëpunimi dhe suksesi. “Nate, përjetësisht në zemrat tona si një legjendë e vërtetë e hip-hop dhe R&B”, shkroi Snopi në faqen e tij të “Twitter”.

”Ai ishte një prej miqve të mi më të mirë, një vëlla i vërtetë, që kur u takuam për herë të parë në gjimnaz, në vitin 1986. Do të dua gjithmonë vëlla”.

Dihet se Nate Dogg ka nisur karrierën e tij me Snoop-in dhe Warrren G. në fillimin e viteve 1990, si një trio repi në Long Beach, e quajtur 213.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button