VIP

Steven Seagal do të reklamojë armët ruse

Steven SeagalQeveria ruse dëshiron që aktori i njohur i filmave aksion, Steven Seagal, të bëhet fytyra reklamuese e industrisë së saj ushtarake.

Zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin ka thënë se 61-vjeçari mund të paraqitet në fushatën ndërkombëtare të marketingut për të promovuar fabrikën e armëve, “Degtyarev”.

Rogozin u ka thënë gazetarëve se Rusia dëshiron që t’u konkurrojë SHBA-ve në tregun e armëve dhe promovimi përmes yllit të aksionit do t’i shërbejë pozitivisht kësaj kampanje.

Autoritetet ruse janë fansa të mëdhenj të Seagal, ndërsa ai ka raporte shumë të mira edhe me vet presidentin Vladimir Putin.

zemraorg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button