LajmeMaqedoniaPolitika

Strugë: Aderime masive tek nisma e Rufi Osmanit

Në Strugë janë shtuar lëvizje dhe aderime në nismën e re politike që do të kryesohet nga Rufi Osmani, kryetari aktual i komunës së Gostivarit.

Siç njoftohet në radhët e kësaj partie janë përfshirë emra të rinj, por edhe personalitete të mirënjohura në këtë komunë, të cilët presin edhe zyrtarizimin e subjektit të ri në këtë qytet. Nismëtarët e këtij subjekti, por edhe përfaqësuesit e subjekteve aktuale PDSH dhe BDI në Strugë theksojnë se vërehen aktivitete intensive në mesin e të gjitha subjekteve për tu përgatitur për zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme parlamentare.

“Nëpër qytet ndihet një lëvizje më e theksuar e aktivistëve dhe ithtarëve të partisë së re në skenën politike shqiptare në Maqedoni. Ndër aktivistët strugan, përmenden edhe emra të intelektualëve me influencë në qytet dhe më gjerë. Përmenden emra konkret, që janë të njohur për opinionin jo vetëm në Strugë, por edhe në tërë hapësirën politike e gjeografike shqiptare”, janë disa nga opinionet që qarkullojnë pranë qytetarëve strugan.

Qytetarë të anketuar theksojnë se do të aderojnë në këtë subjekt nga shkaku i zhgënjimit të madh të qytetarëve nga partitë e tjera politike, por edhe ofertës së re politike që ofrohet nga Rufi Osmani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button