LajmeMaqedoniaPolitika

Sulejman Rushiti braktis DR-në

Deputeti i deritanishëm i Demokracisë së Re (DR) Sulejman Rushiti të enjten ka braktisur radhët e kësaj partie. Edhe pse braktisja ka ndodhur në ditën kur përpiloheshin listat finale me kandidatët për deputetë, Rushiti tha se partinë e ka lëshuar për shkak të parimeve.

“Jam tërhequr prej DR-së, pasi nuk besoj më në atë subjekt. Thjeshtë për arsye se janë shkelur principet njerëzore, janë shkelur principet demokratike dhe më tutje nuk mund ta gjeja veten aty. Thjesht nuk mund ta gënjejë vetveten. Jam tërhequr nga DR dhe për një kohë të pacaktuar e ngrij aktivitetin tim politik”, deklaroi Rushiti .
Rushiti bashkë me Imer Selmanin dhe Flora Kadriun ishin tre deputetët që në vitin 2008 braktisën PDSH-në dhe formuan partinë Demokracia e Re.
DR ka caktuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit. Kryetari i DR-së Imer Selmani është bartës liste në zonën elektorale numër një, ndërsa i dyti në këtë listë është Abedin Zymberi. Bartës liste në zonën numër dy është Basri Bajrami, i dyti është Xhezmedin Shaqiri, ndërsa e treta në listë është Flora Kadriu. Në zonën numër pesë bartës liste është Kushtrim Murtishi i pasuar nga Abdul Qazimovski. Ndërsa në zonën elektorale numër gjashtë bartës liste është Kastriot Haxhirexha, i dyti në listë është Abdylnadi Neziri, e treta Gjylymsere Kasapi, i katërti Milazim Miftari dhe i pesti Fadil Memeti.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button