KosovaLajme

Rusia luftë me NATO-n, 10 mijë tanke për të pushtuar edhe Kosovën

rusMarrëdhëniet në mes të Rusisë dhe NATO-së janë në një pikë kritike, dhe nuk përjashtohet një luftë në mes këtyre dy superfuqive.

Një ekspert ushtarak rus thotë se Rusia mund të nis shumë lehtë 10 mijë tanke drejtë Ballkanit, të cilat i ka të vendosura në Malet Urale. Konflikti i armatosur midis Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) nuk përjashtohet të ndodhë në një të ardhme të afërt, në qoftë se palët nuk fillojnë që të gjejnë një kompromis.

Në një artikull të shkruar në Financial Times profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe konflikteve në Universitetin George Mason në SHBA, Denis Shandol, thotë se zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në lindje dhe planet për të përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën në gjirin e saj, po e fut Rusinë në një rrugë qorre, transmetojnë mediat. Pas luftës së ftohtë, blloku ushtarak i NATO-s nuk është shpërbërë, por vazhdoi të marrë pjesë në shumë konflikte të armatosura nëpër botë.

Pjesmarrja e NATO-s nëpër shumë konflikte nëpër botë, sipas këtij eksperti, ka bërë që ajo ta shpërndajë fuqinë, për dallim nga Rusia që ka një fuqi të përqëndruar.

Show More

Related Articles

Back to top button