LajmeMaqedoniaPolitika

Shqiponja tre vite fluturon e rrezikuar mbi Maqedoninë

Nëse do Qeveria, shqiptarëve mund tu përsëriten ngjarjet e Gostivarit të vitit 1997, ku u vranë dhe u arrestuan disa persona, mes të cilëve u dënua me 7,5 vjet burg edhe kryetari i Komunës Rufi Osmani.

Përdorimi i flamurit shqiptarë nuk është definuar mirë, pasi ndryshe shkruan në Kushtetutë, ndryshe në Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshe në Ligjin e përdorimit të simboleve. Ligji për përdorimin e simboleve u soll në maj të vitit 2005, ndërsa të tetor të vitit 2007, Gjykata Kushtetuese abrogoi disa nene të këtij Ligji. Sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese flamuri shqiptar nuk guxon të përdoret as para godinave të komunave të banuara kryesisht me shqiptarë, as para kurrfarë institucionesh shtetërore, madje as për festa shtetërore.

Eksperti i çështjeve juridike, Osman Kadriu thotë se as juristët nuk munden mirë ta interpretojmë se cila normë juridike ka mbet në fuqi dhe si duhet të theksohet çështja e përdorimit të flamurit. “Për përdorimin e paligjshëm të flamurit parashihen dënime për kundra-vajtje. Theksimi bëhet më shumë nga aspekti politik sesa nga ai juridik. Qëndrimi i politikës ditore është që tash për tash të mos marrin vendime ndëshkimore, pasi janë të vetëdijshëm se kjo çështje nuk është e rregulluar. Blloku maqedonas është i bindur se duhet të pasojë një ndryshim rrënjësor esencial në këtë lëmi”, thotë Kadriu.

Ai sqaron se kështu siç është e rregulluar tani, nuk korrespondon me Marrëveshjen e Ohrit, ndaj asnjë prej organeve, policia, prokuroria nuk kanë ngritur procedurë për ato komuna ku flamuri nuk përdoret në mënyrë adekuate. Kadriu thotë se në pakon e ndryshimeve kushtetuese duhet të ndryshojnë edhe predispozitat e ku flitet për përdorimin e simboleve. “Në këtë pakon e ndryshimeve Kushtetuese duhet patjetër të iniciohet precizimi i Kushtetutës dhe asaj predispozite të kushtetutës ku flet për përdorimin e simboleve. Pa një intervenim konkret në Kushtetutë sërish do të kemi probleme”, thekson Kadriu.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close