VIP

Ami nuk është shtatzënë

Në shumë nga të përjavshmet rozë ky lajm është përçuar si 100% i sigurt, por vetë prezantuesja e dashur e ekraneve e mohon në mënyrë kategorike këtë thashethem për faqet e “Bluetooth”. Gjatë një bisede telefonike, Ami dhe bashkëshorti i saj Ermali e kanë mohuar lajmin për shtatzëninë e prezantueses.

Çifti simpatik sqaroi se gjithë thashethemnaja u ngrit gjatë finales së “Këngës Magjike” ku prezantuesja u shfaq e veshur me një fustan të gjerë, prerja e të cilit linte shteg për aludime të tipit: Ami është shtatzënë. Në të njëjtën linjë me prerjen e fustanit shkonte edhe deklarata e Ermalit në përfundim të verës së këtij viti, ku tha për “Summer Pages” se gjatë vitit të ardhshëm kishin bërë në plan të bëheshin prindër.

Thashethemi për shtatzëninë e Amit në fakt i ka kaluar kufijtë e gazetarëve duke u sjellë edhe nga vetë artistët kolegë si i vërtetë, por për sa kohë vetë protagonistët e mohojnë lajmi s’është i vërtetë.

Ami dhe Ermali do të shfaqen sërish edhe këtë vit në prezantimin e spektaklit “Dancing with the stars” pas suksesit të vjetshëm. Çifti i famshëm e ka celebruar dashurinë e tyre disavjeçare gjatë vjeshtës së shkuar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button