VIP

Xhensila Myrtezai surprizon me talentin dhe sensualitetin

Nëse deri pak kohë më parë talentin dhe bukurinë e një këngëtari vështirë t’i gjeje bashkë, aq sa edhe ne u dorëzuam para dëshirës për t’i parë tek i njëjti person të dyja këto cilësi, Xhensila Myrtezai na konfirmon të kundërtën.

Pra sot, në një treg muzikor ku konkurenca po bëhet gjithnjë e më e fortë, ka filluar të gjallojë ideja se një palë këmbë të bukura nuk janë më garancia e mjaftueshme dhe e sigurtë për të bërë përpara.

Për tu futur në rrugën e muzikës, Xhensila preferoi të shkelë shtigjet më të vështira siç ishin kompeticionet muzikore, ethet dhe emocionet që ato të japin sidomos kur gara është shumë e fortë. Në moshën 11 vjeçare konkurente tek “Gjeniu i vogël” e vetëm disa vite më pas tek “Ethet”, Xhensila mundi të krijojë profilin e saj si këngëtare duke u sprovuar në përballje shumë të vështira.

Kjo është dhe arsyeja pse rruga e saj drejt muzikës nuk ka qenë fare e sforcuar dhe interpretimet e saj të para në klipe e festivale na tingëllonin si ato të një këngëtareje profesioniste.

Cili prej nesh nuk u emocionua teksa dëgjonte këngën “Engjëlli im” të kënduar live prej Xhensilës tek “Top fest 8”. Madje për të gjithë ata që e ndoqën këtë aktivitet me një sy apo vesh kritik, më shumë se sa tek çmimet, u përqëndruan tek zbulimet që ky event bëri duke na sjellë paradën e atyre këngëtarëve të rinj që presin të bëjnë boom në tregun muzikor, ndët rë cilat është padyshim edhe Xhensila.

Kur i fejuari bën edhe menaxherin

Ne jetën e Xhensilës kanë ndodhur shumë gjëra të reja gati në të njëjtën kohë. Kur po bënte shpërthimin e saj si këngëtare, sapo ishte njohur me një djalë me të cilin u dashurua menjëherë dhe bëhet fjalë për aktorin e talentuar të “Portokalli” Besart Kallaku. Simpatia që transmeton nga ekrani Besi, nuk e ka lënë indiferente bukuroshen.

Xhensila Myrtezaj dhe mikesha e saj, këngëtarja Beatrix Ramozaj

Xhensila e cila më pas kur e njohu zbuloi tek ai, një njeri pas të cilit ia vlen të dashurohesh. Por dashuria e tyre nuk kishte ngut për tu bërë publike e aq më pak të zyrtarizohej. Por ishin mediat ato që e dekonspiruan lidhjen, gjë që bëri të përshpejtoheshin hapat e mëtejshëm të çiftit të cilët janë fejuar pak javë më parë.

Tani Xhensila ka një fat të madh sepse në krah ka jo vetëm njeriun që do por edhe këshilluesin dhe menaxherin që i tregon se si duhet të ecë në rrugën e artit, rrugë të cilën ai e ka shkeluar disa vite më parë, edhe ai në moshë shumë të re. Dhe fati i madh në këtë rast është se të dy kanë të njëjtat shije për përzgjedhjet. Xhensila tani bën hapat e saj e sigurtë sepse në fund të fundit dy mendje janë më mirë se një.

“Engjëlli  im”, tani edhe me klip
Nuk e ka fshehur asnjëherë që kjo këngë është një dedikim për Besin dhe fakti që i referohet një njeriu konkret ka bërë që kjo këngë të vijë akoma më e ndjerë tek dëgjuesit. Tani Xhensila ka menduar që kësaj kënge t’i bëjë edhe një klip i cili do të shfaqet shumë shpejt në ekranet tona.

Duke patur fatin që në krah të ketë një njeri publik, ne menduam se Besi do të ishte i përfshirë në këtë klip por mesa duket nuk do të ndodhë kështu sepse kjo mund të ngjante diçka shumë egoiste ndërkohë që tek kjo këngë mund ta ndjejnë veten të gjithë si pjesë e saj, me kusht që të jenë të dashuruar si Xhensila dhe Besi.

Të fejuar, por me axhenda të ndryshme

Si një çift i ri të krijohet ideja sikur edhe programin e përditshëm e kanë pothuajse të njëjtë por në fakt nuk ndodh kështu.

Miqtë e tyre të përbashkët na tregojnë se Xhensila dhe Besi kanë axhendat e tyre individuale, madje ata edhe pse të fejuar nuk kanë vendosur të bashkëjetojnë por secili jeton me prindërit respektivë. Besi duke qenë koshient se e fejuara është shumë e re dhe natyrisht ka ëndrrat dhe dëshirat e saj, jo vetëm që nuk e pengon por përkundrazi e nxit që të dalë me miqtë e të ndjekë dëshirat e saj.

Nga ana e saj Xhensila në fakt është shumë natyrë e tërhequr, me një stil jete të qetë dhe me dëshirë për të lexuar shumë, sidomos tani që është maturante dhe dëshiron të ketë nota sa më të larta. Por kjo nuk e pengon të bëjë disa ditë plazhi me shoqet e saj dhe për të kaluar disa orë të këndshme me to.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button