Albachat, Zemra, Muzik Shqip, Humor Shqip, Zemra Chat, Horoskopi Vjetor, Tregime Dashurie, Muzik Shqip, Filma Shqip, Mp3 Shqip, Radio Zemra, Poezi Dashurie, Sms Dashurie, Horoskop Shqip, Barcoleta , Kuriozitete , Forum Shqip, Tregime Erotike, Tregime Seksi, Barcoleta 18+, Lajme Shqip, Edukata Seksuale, Teknologjia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Shqip Chat, Albanian Chat, Foto Galeri, Fjale Te Urta, Shkarko Programe , Mp3, Muzik, Tekste Kengesh, Islami, Shendeti, Festa Islame, Lajme Sportive!

Talenti 10-vjeçar nga Drenica në Barcelonë

7 9

Labinot Kabashi është futbollisti i parë shqiptar që luan për klubin e madh spanjoll, Barcelona. Kabashi 10-vjeçar luan për grupmoshën e fatosave të klubit katalunas. Pjesë e Barcelonës janë vetëm 26 futbollistë të lindur në vitin 2000.
Kabashi në Barcelonë kaloi gjatë verës. Ai u transferua nga klubi i vogël spanjoll Gimnastic Manresa. Karrierën në Barcelonë e ka nisur shumë mirë. Ka shënuar disa gola deri tani dhe po vlerësohet ndër lojtarët më të mirë të grupmoshës së tij. Sipas familjarëve të tij, Barcelona dy vite më parë ka shprehur interesim për Labinotin. Por, babai i tij, Fahredini nuk ka pranuar të dërgonte atë në Akademinë e Barçës për shkak të moshës së re.
Mesfushori Kabashi ka lindur në Finlandë në një familje nga Polaci i Skënderajt. Para se të shkonte në Spanjë së bashku me familjen,  një kohë ka jetuar edhe në Kosovë. Më futboll merret edhe vëllai i tij më i madh, Leonardi. Karrierë në futboll janë duke bërë edhe tre djem të tjerë të familjes Kabashi, vëllezërit Elbasan, Astrit dhe Armend Kabashi. Elbasani luan në Estoni, ndërsa Astriti e Armendi në Finlandë. Armend Kabashi (14) ftohet për ekipet e grupmoshave të Finlandës, por vetëm në ndeshje miqësore. Ai nuk ka pasaportë finlandeze dhe për këtë arsye nuk mund të luajë në takime zyrtare.
Barcelona ka njërën prej akademive më të mira në botë. Nga akademia e këtij klubi kanë dalë lojtarë të njohur, ndër të tjera edhe Lionel Messi. Përzgjedhja për t’u bërë pjesë e akademisë së klubit katalunas është shumë rigoroze. Barcelona më herët interesim kishte shprehur për talentin kosovar që jeton në Norvegji, Kamer Qakën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.