BotaKronika e ZezeLajmeVIP

Vdekja e Lady Dianës nuk ishte aksidentale? (FOTO)

Orët e fundit Princesha Diana i kaloi me të dashurin e saj, Dodi Fayed.

Çifti që kishte një marrëdhënie të fshehtë, është fotografuar ulur në ndenjësen e pasme të një makine Mercedes, kur Diana bashkë me miliarderin egjiptian, po largohej nga hoteli Ritz në Paris. Por çfarë ndodhi pas dy minutave udhëtim me makinë?

16 vite pas vdekjes së Princeshës së Anglisë Lady Diana, një gazetare angleze ka sjellë një version të ri për ngjarjen duke hedhur dyshime se shoferi me të cilën udhëtonte Diana është goditur nga një agjent i forcave speciale (SAS-Special Air Service).

“Qysh prej vdekjes së Dianës në moshën 36-vjeçare unë kam hetuar ngjarjet. Kam folur me dëshmitaret okularë, policinë franceze, oficeret e inteligjences britanike, miq të Dianës dhe Dodit. Unë kam intervistuar edhe prindërit e shoferit Henri Paul të cilët më thanë se djali i tyre nuk ishte një pijanec i rëndomtë. Shumë prej te intervistuarve besojnë se vdekja e Dianës nuk ishte aksidentale.” është shprehur Reid.

Duke iu referuar investigimeve të saj, gazetarja shkruan se hetimet tregonin se paparacët të cilët gjoja po ndiqnin Dianën nuk ishin në tunelin ku ndodhi aksidenti.

“Gazetarët zbuluan gjatë asaj kohe se motocikleta që kaloi Mercedesin e Dianës në tunel nuk ishte e paparacëve” vijon me tej ajo. Sipas versionit të saj në motorrrin që ndiqte makinën mund të kenë qenë dy persona, njëri prej të cilëve mund të ketë qëlluar në drejtim të shoferit apo makinës për të devijuar drejtimin e saj. Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se aksidenti u shkaktuar pikërisht nga drejtuesi i motorit dhe personi që ndodhej me të.

Shumë hetime përfshijnë në këtë ngjarje hijen e SAS-it si edhe dy anëtare të shërbimit të inteligjencës britanike. Dyshimet për përfshirjen e tyre bëhen edhe më të besueshme, nisur nga fakti se Diana sapo ishte divorcuar nga Princi Çarls, dhe ajo ishte një “ferrë” për Familjen Mbretërore, edhe pse marrëdhënie e saj me Dodin kishte vetëm gjashtë javë që kishte nisur.

Ledy Diana humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik në 31 gusht të vitit 1997 së bashku me të dashurin e saj Dodi Fayed.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button