LajmeMaqedonia

Xhezair Shaqiri: Ali Ahmeti ka gisht n’vrasjen e Harun Aliut (VIDEO)

hoxhaXhezair Shaqiri, i njoftur si komandant Hoxha, ka theksuar se prejse ka ardhur në pushtet një parti antishqiptare në Maqedoni, kemi një situatë mjaft të rëndë.

Komandant Hoxha këto komente i ka bërë në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në Rrokum TV.

Shaqiri ka theksuar se popullit shqiptar ju kanë bërë edhe shumë të keqija në kurriz të partive shqiptare.

Ai ka theksue se n’Maqedoni në menyrë klasike mafioze është reketuar qytetari, duke shtuar se Gruevski po tenton të kontrollojë gjithçka.

Sipas tij, prej pergjimeve të Zoran Zaev po priten të zbulohen shumë procese.

Ai ka theksuar se Ali Ahmeti ka gisht në vrasjen e Harun Aliut.

Komandant Hoxha ka theksuar se ai prej vitit 2008 ka mbetur në mal në Tanushë, duke shtuar se ju ka kufizuar edhe liria. Ai tha se ka qene Ali Ahmeti ai që e ka tradhëtuar, sepse ju ka besuar përfaqësimi i tyre.

Shaqiri tha se është mbushur kupa dhe prej pergjimeve do të dalin turpe të medha si nga maqedonët ashtu edhe nga shqiptarët.

Xhezair Shaqiri mes tjerash tha se duhet të pritet që maqedonët t’i sqarojnë hesapet mes veti e shqiptarët duhet të bëhen unik, duke shtuar se Maqedonia është drejt një eskalimi.

Show More

Related Articles

Back to top button