Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Detaje për aksidentin në Gostivar: Policin së pari herë e ka goditur një veturë “Ford Fokus”, pastaj “Folksvagen Golf”

Në Autostradën Tetovë – Gostivarë, në afërsi të vendit të quajtur Kryqëzimi Tumçevishka, dje në ora 19:05 një automjet “Ford Fokus” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga R.Sh (31) nga fshati kërçovar Greshnicë, i ka goditur dy zyrtarë policor Petar Gjurçinovski dhe Feim Shabani., derisa të njëjtit kanë qenë duke i kryer detyrat e punës – sigurim të vendit të ngjarjes, prej një aksidenti paraprak.

Pastaj, automjeti “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.B. (39) nga fshati Siniçan, i cili ka qenë duke lëvizur në drejtim Gostivar – Tetovë ka goditur në zyrtarin policor P.Gj.

Pas aksidentit, më automjetin e urgjencës, zyrtarët policor janë dërguar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku mjeku ka konstatuar se P.Gj. ka ndërruar jetë, ndërkaq F.Sh, ka marrë lëndime trupore. F.Sh., është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të Prokurorisë, R.Sh., është privuar nga liria në Stacionin Policor Gostivar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button