VIP

Skillz dhe Tingulli 3nt në xhirimet e klipit të ri

Ende pa e lansuar bashkëpunimin e tyre të shumëpritur, grupet Skillz dhe Tingulli 3nt nuk dëshirojnë ta zbulojnë atë pa ia realizuar edhe klipin.

Staffi www.Zemra.Org ka zbuluar se të katër reperët, Geti, BigXik, Ledri dhe Visari, kanë arritur në mëngjes në Shqipëri, gjë që na bën të mendojmë se klipin do ta realizojë Max Production.

“N’kufi të tejdukshëm Kosovë-Shqipni me zotnit”, shkroi Geti në Twitter duke ia bashkangjitur edhe foton që e shihni mëposhtë.

Geti, bosi i ‘labelit’ që ka ndërruar emrin nga Baba Records në Baba Stars, në një ‘tweet’ tjetër më herët madje kishte konfirmuar xhirimet e klipit, duke iu drejtuar reperëve tjerë se sot (e dielë) fillojnë xhirimet, për ta fshirë më pas po të njëjtin ‘tweet’ pasi ndoshta nuk dëshiroi të ngriste dyshime mediatike.

Tingulli 3nt dhe Skillz kanë përfunduar këngën e tyre të shumëpritur që pritet të jetë një bashkëpunim si pjesë e albumit të ri të grupit Skillz.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button