BajramiIslamNamazi

Si Falet Namazi i Bajramit

Namazi i bajrameve përbëhet prej dy rekateve, të cilat dallojnë për nga forma dhe mënyra e faljes nga namazet tjera. Namazi i bajrameve falet kështu:

  • Bën nijet me zemër për ta falur namazin e Bajramit.
  • Merr tekbirin fillestar duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve. Pas tekbirit fillestar i merr edhe tre (3) tekbire të tjera, duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve.
  • Më pas lexon pa zë:…

Namazi i bajrameve përbëhet prej dy rekateve, të cilat dallojnë për nga forma nga mënyra e faljes nga namazet tjera. Namazi i bajrameve falet kështu:

  • Bën nijet me zemër për ta falur namazin e Bajramit.
  • Merr tekbirin fillestar duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve. Pas tekbirit fillestar i merr edhe tre (3) tekbire të tjera, duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve.
  • Më pas lexon pa zë:
    • “Subhaneke All-llahumme ue bihamdike ue tebarekesmuke ue teala xhedduke ue la ilahe gajruke” (I lartësuar qofsh, o Zoti im dhe për Ty është falënderimi, i Lartësuar qoftë emir Yt dhe e Lartësuar qoftë Madhëria Jote, ska të adhuruar tjetër përveç Teje).
  • Pastaj imami lexon me zë suren El-Fatiha dhe një sure tjetër, Preferohet që në rekatin e parë të lexohet sureja Kaf.
  • Pas leximit të kur’anit mer tekbirin duke thën Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart drejt supeve, shkon në ruku. Në këtë gjendje thua tri herë:
    • “Subhane Rabbijel Adhim”
  • Duke thënë:
    • “SemiAllahu limen hamideh” dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve, kthehesh nga rukuja dhe drejton trupin. Duke qëndruar në këmbë thua: “Rabbena ue lekel hamd”
  • Pastaj, duke thënë Allahu Ekber, shkon në sexhde, bën dy sexhde duke thënë nga tri herë:
    • “Subhane Rabbijel A’la”, dhe duke thënë Allahu Ekber çohesh për të falur rekatin e dytë.
  • Pasi të çohesh në këmb për ta falur rekatin e dytë, imami lexon Suren El Fatiha dhe një sure tjetër në rekatin e dyt preferohet të thuhet sureja El A’la, Pastaj i merr edhe tre tekbire duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve, dhe pastaj merr tekbirin e katërt duke thënë Allahu Ekber shkon në ruku. Në këtë gjendje thua tri herë:
    • “Subhane Rabbijel Adhim”
  • Duke thënë: “SemiAllahu limen hamideh” dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve, kthehesh nga rukuja dhe drejton trupin. Duke qëndruar në këmbë thua: “Rabbena ue lekel hamd”
  • Pastaj, duke thënë Allahu Ekber, shkon në sexhde, bën dy sexhde duke thënë nga tri herë: “Subhane Rabbijel A’la”.
  • Pastaj ulesh në uljen e fundit dhe thua këto dua:
    • “Ettehijatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu, es-selamu alejku ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berekatuhu es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lAllah, ue eshhedu enne Muhammeden Abduhu ue resuluhu.”
    • “Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid.”
    • “Allahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid.”
    • “All-llahumme Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil ahireti haseneten ue kina adhaben-nar. Rabbenagfir li ue livalidejje ue lil mu’minine jeume jekumul hisab”
  • Më pas duke thënë: “Es-selamu alejkum ue Rahmetullah” dhe duke e kthyer kokën së pari në anën e djatht, pastaj në anën e majtë, e përfundojmë namazin.

Pas këtyre dy rekateve pason hutbeja (ligjerata) e Bajramit, e cila përbëhet prej një pjese.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button