Teknologji

iPhone 6, me ekran 4.8”, në fillim të 2014?

iPhone 6Gjenerata e re e telefonit të Apple, iPhone 6 mund të vijë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa modeli i ri i iPad Mini, me ekran Retina mund të vonohet deri në fund të këtij viti, para se të paraqitet në tregun global, citohet të ketë thënë Citi Research.

Hulumtimi i ri i Citi gjithashtu thotë se prodhimi i versionit të ri të iPhone, 5S, është shtyrë për dy deri në katër javë.

Në raportin e Citi thuhet se me rrjedhat e fundit, përdoruesit nuk mund të presin që iPhone 5S të lëshohet në treg gjatë muajit shtator, edhe pse kështu ishte planifikuar fillimisht nga Apple, por edhe nëse ndodh që kompania do të jetë e gatshme ta freskojë modelin e fundit të telefonit të saj të famshëm, në iPhone 5S, ka shumë gjasa të ndodhë që sasia e prodhuar të mos jetë e mjaftueshme.

Në fund të raportit, analisti i Citi, Yeung ka thënë se përpos iPhone 5S, mund të pritet edhe version tjetër i iPhone me ekran me diagonale e cila arrin në 4.8 inç, i cili sipas tij do të paraqitet në treg në tremujorin e parë të vitit 2014.

Sot, iPhone 5 ka ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4 inç, ndërsa rivali i tij më i madh, Galaxy S4 nga Samsung posedon ekranin prej 5 inç. Prandaj, një model i ri i iPhone me ekran prej 4.8 inç, i cili pritet të jetë në iPhone 6 do të konkurronte më mirë me një model të fuqishëm si Galaxy S4.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button