VIP

Rrëfehet Zajmina Vasjari

Unë quhem Zajmina Vasjari, e lindur më 17 qershor 1987 në Durrës. Familja ime përbëhet nga 4 persona, prindërit dhe motra ime më e madhe, si dhe një qen i vogël, që quhet Briosh.

Studioj arkitekturë (viti i dytë), fakulteti i dytë pas Fashion design. Në vitin 2002 kam fituar “Miss Shqipëria”, më pas jam marrë me muzikë, por nuk e quaj veten këngëtare profesioniste”. Ishin këto fjalët hyrëse të Zajminës, në intervistën dhënë banorëve në “Vip Shpija”, teksa gjendej aty për disa ditë dhe u vendos në karrigen e nxehtë, për t’u krijuar mundësi konkurrentëve që ta njihnin më mirë.
“Si natyrë, mua ç’më pëlqen të flas, por si miq ju rrëfehem sot”, është shprehur këngëtarja. Ja çfarë u rrëfeu Zajmina atyre….

Qetësori: Fotot në Google janë origjinale apo të punuara? Bie ndjeshmëria pas ndërhyrjes plastike?
Zajmina:
Nuk janë fotot e mia, janë foto montazhe. Edhe vetë jam çuditur kur i kam parë, më kanë ndodhur gjëra të lezetshme me këto foto.
Sa për ndërhyrjen, normalisht jam konsultuar me mjekun përkatës për çdo efekt anësor dhe për ndjeshmërinë, që unë fatmirësisht e kam.

Rovena: Do doja të na tregoje si të lindi ideja që nga missi të bëhesh këngëtare?
Zajmina:
Unë miss kam dalë në një moshë të re dhe realisht sot e kuptoj se kam qenë shumë e re që të përfaqësoj një spektakël. E kam fituar atë konkurs, megjithatë në atë moment idetë kanë qenë më shumë nga dëshira e moshës, sesa nga ajo që doja të plotësoja veten . Edhe pse jam koshiente që jo rrallë jam paragjykuar si joprofesioniste, unë investohem vetë, shpërblimin e justifikoj me punë, prandaj qëndrova, sepse gjeta vetë tregun dhe kushtet e përshtatshme.

Berkan: A kishe dashur të ishe banore e “Vip shpija” dhe pse?
Zajmina:
Mua më është ofruar ftesa, por shkollën nuk do doja ta lija për asnjë gjë, sepse shkolla që ndjek nuk do një shkëputje të gjatë, janë lëndët në këtë sezon që duhen frekuentuar, nuk mund ta bëj, jam shumë e zënë. Megjithatë, ta kaloni bukur, por do të doja dhe unë të isha këtu.

Xuxi: Tregomë të lutem kur shkruhet një artikull për fytyrat publike, gjithmonë ekziston mundësia për denoncim, për shpjegim dhe sqarim, je denoncuar dhe gjoksin e ke të punuar apo është yti?
Zajmina:
S’kam komplekse fare. Sa i përket gjoksit, kam kryer ndërhyrje (operacion plastik), pra i kam të bëra.

Bertina: A mban dietë?
Zajmina:
Dietë nuk mbaj, kam një metabolizëm të mirë, çfarëdo që ha tretet.

Ardit Stafa: Ku e shikon veten në të ardhmen, çfarë ëndërron më shumë?
Zajmina:
Pavarësisht se e di që s’kam potencial zëri, muzikën e dua shumë, më pëlqen jashtë mase, më pëlqen ta dëgjoj në çdo moment dhe të të gënjej që s’e kam menduar veten më lart. Do të gënjeja, nëse do thosha se nuk e kam parë veten në skena të njohura. Në Emmy Awards, për shembull.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button