VIP

Dieta qe mban Ciljeta

Të gjithë biem dakord kur themi se Çiljeta kohët e fundit ka arritur një formë të përsosur trupore. Këngëtarja seksi e skenës shqiptare, gjatë këtij viti ka mundur të ketë një fizik shumë të mirë, të tonifikuar dhe pa celulit.

Për këtë ka shërbyer sigurisht angazhimi në “Dancing with the stars”, provat intensive atje dhe palestra e pandërprerë që pas përfundimit të spektaklit të vallëzimit të yjeve, e cila tanimë është kthyer në një zakon të përditshëm për Çiljetën, në rastet kur është në Tiranë, natyrisht.

“Megjithatë edhe kur jam jashtë Tiranës me koncerte për ditë me radhë, mundohem ta kursej veten në të ngrënë, zgjedh ushqime të shëndetshme, eliminoj bukën dhe pi shumë ujë”, sqaron për më shumë Çili, e cila edhe dje teksa komunikuam në telefon ishte duke u ushtruar në palestër.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button