Interesante

Këpucët me GPS

GPS në telefona të mençur dhe tablet tani duket si një lajm i vjetër. Duket më e arsyeshme të kemi GPS në këpucët tona, pasi që ato na shpien atje ku duam të shkojmë.

Çka nëse mund ti tregoni këpucëve tuaja ku dëshironi të shkoni dhe ato të ju udhërrëfejnë në destinacionin tuaj? Nuk keni nevojë më për GPS në ekran. Ky është koncepti i dizajnuesit britanez të këpucëve GPS, Dominic Wilcox.

Ideja është t’i tregoni destinacionin këpucëve dhe pastaj t’i ndihmoni ato të ju “ndriçojnë” rrugën e duhur për juve. Mjaft mbresëlënëse!

Ato përmbajnë senzorin GPS në fundin e këpucës së majtë. Aktivizimi i GPS bëhet kur prekni fundet e dy këpucëve me njëra tjetrën.

Pastaj, ju mund të caktoni destinacionin tuaj përmes kompjuterit tuaj. Në këtë mënyrë, sinjali ndriçues në këpucën e majtë hyn në punë për të ju treguar se ka t’ia mbani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button