VIP

Yll në Bulevardin e Famës për Vin Diesel

vin-diesel-Vin Diesel, aktori i famshëm për interpretimin në sagën e filmave aksion ‘Fast And Furious’, është nderuar ditën e hënë me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud.

46-vjeçari shoqërohej nga vajza e tij 5-vjeçare, djali 3-vjeçar, e dashura meksikane, modelja Paloma Jimenez dhe prindërit.

Vin Diesel është personazhi numër 2504 që nderohet me yll në Bulevardin e Famës.

“Të gjithë më mbajnë mend në Nju Jork si djali që nuk arrinte të gjente punë, por ëndrrat bëhen realitet”, tha Vin Diesel duke kujtuar hapat e para në aktrim.

Filmi i radhës i 46-vjeçarit titullohet ‘Riddick’, një thriller fantastiko-shkencor.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button