VIP

Britney Spears martohet për herë të tretë

Këngëtarja e muzikës pop Britney Spears është duke u martuar për herën e tretë. 29 vjeçarja mësohet se ka krijuar një lidhje të qëndrueshme me Jason Trawick i cili deri në muajin e shkuar ishte edhe menaxheri i këngëtares. Jason mësohet se i ka propozuar Spears duke i shkruar një poemë romantike dhe duke ja lexuar në një ambient romantik në Los Angelos mes kandilave dhe luleve. Çifti mësohet se ka planifikuar një martesë jo fort pompoze në ishujt e Havait pasi Britney të përfundojë angazhimet e turit të saj. Britney ishte martuar me Kevin Federline nga viti 2004 deri në 2006 dhe me të ka dy djem. Martesa e saj surprizë ishte me Jason Alexander, martesë që u anulua pas 55 orëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button