Teknologji

WhatsApp së shpejti edhe në kompjuter

Ky mesa duket do te jete vendimi i fundit i Zuckerberg, duke ndjekur kështu shembullin e rivaleve Telegram dhe WeChat.
whats
Gjithsesi, Facebook qe është njëkohësisht edhe pronare e aplikacionit te famshëm qe aktualisht mundëson bisedat vetëm ne celularet smartphone, nuk është shprehur ende për sa me sipër, por është një tjetër sit, AndroidWorld.nl qe bën me dije se rastësisht ka zbuluar dicituren “WhatsApp Web”, çka sipas saj te bën te mendosh se jemi pranë mbërritjes se një shërbimi te ri, kësaj radhe i përdorshëm edhe për kompjuterin.

Me 600 milion përdorues, WhatsApp është nga aplikacionet me te përdorshme te chat-it ne celulare, por fakti qe shërbimi i saj aktivizohet përmes numrit te celularit, e bën atë te paaksesueshëm edhe për kompjuterët. Për këtë, mësohet se kompania është duke punuar për shmangien e kësaj pengese.
Ndërkohë mundësia e chat-it edhe përmes kompjuterëve është bere e mundur me pare edhe nga rivale si Telegram, WeChat, Viber dhe Line. Updated e fundit te AirDroid, programit qe mundëson menaxhimin e dispozitivëve Android përmes web browser-it, përmban edhe AirMirror, qe lejon riprodhimin e ekranit te smartphone edhe ne kompjuter.

Show More

Related Articles

Back to top button