VIP

Pas divorcit, Tunën e josh Blerim Destani

U divorcua, po nuk erdhi fundi i botës. Këngëtarja Tuna Sejdiu vazhdon me suksesin e saj në karrierë, edhe pse pas vetes la një martesë të themi të “dështuar” për faktin se vetëm një vit qëndroi në bashkëjetesë me Rilindin.

Martesa përfundoi, mediat e bënë punën e tyre dhe… çdo gjë mbaroi. Tashmë për Tunën ka filluar një jetë e re. Duke qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat, tashmë kur profilet nëpër rrjete sociale janë bërë burim për gjetjen e informative, jo rastësisht këtë radhë na bëri përshtypje se me kë ishte bërë shok Tuna në Facebook. Në mesin e 4.444 shokëve, kishte vend edhe për aktorin Blerim Destani, i cili menjëherë sapo këngëtarja kishte pranuar ftesën e tij, kishte filluar të komentojë fotot e saj.

Për dëshmi po ju sjellim një nga komentet e aktorit që kishte bërë në fotot e realizuara nga Fadil Berisha në Shqipëri. Sa është e vërtetë që mes tyre mund të lindë diçka nuk dihet, por gjatë bisedës me një mikeshë të këngëtares, e cila sigurisht që për shkak të miqësisë dëshiroi të ngelet anonime, na tha: “Nuk e di nëse keni vënë re diçka interesante në profilin e saj, është bërë mik me Blerimin dhe ai po i komenton fotot, më duket se ka filluar joshjen…”.

Se çfarë mund të ndodhë mes tyre nuk dihet, ndoshta në një të ardhme të afërt mund të kemi ndonjë romancë mes këngëtares Sejdiu dhe aktorit Destani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button