LajmeMaqedonia

Zgjedhjet të mbahen para regjistrimit

Zgjedhjet e parakohshme të cilat duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, janë opsioni më i mirë për Maqedoninë. Në ndërkohë që diplomatët e huaj nuk përzihen dhe presin se çdo të sjellë e nesërmja, analistët janë të mendimit se zgjedhjet e parakohshme janë veprimi më i mirë që duhet bërë për ta nxjerrë vendin nga kriza ku gjendet Maqedonia.

“Nuk kam ndonjë qëndrim në lidhje me politikën e brendshme të Maqedonisë, unë jam diplomat, dhe jo politikan i Maqedonisë, sado që njerëzit mundohen të më shndërrojnë në një të tillë. Ju bëni politikën tuaj dhe ne do shikojmë dhe do raportojmë në Uashington për atë që ndodh këtu”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker.

Ndërsa, analisti Ismet Ramadani thotë se zgjedhja e vetme për të dalë nga kjo krizë ku është zhytur Maqedonia janë vetëm zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur. “Zgjedhjet janë mundësia më e mirë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë ku është zhytur. Qeveria e Gruevskit dështoi në euro- integrime. Ekonomia sa vjen e keqësohet, varfëria rritet, ndërsa mungesa e investimeve ditë për ditë vetëm po shtohet. Zgjidhja është vetëm zgjedhjet e parakohshme”, thotë Ramadani për “Lajm”. Sipas tij në vend të kësaj Qeverie duhet të vijë një Qeveri tjetër që duhet të jetë më pro NATO-s dhe BE.

“Nëse kjo Qeveri nuk ndërron kursin e veprimit dhe nuk e zgjidh urgjentisht çështjen e emrit do të ishte më mirë që menjëherë të shpalleshin zgjedhje të parakohshme”, thotë analisti Albert Mysliu. Sipas tij, për shkak të kësaj Qeverie kryeneçe Maqedonia u izolua krejtësisht, ndërsa varfëria sa vjen e shtohet. “Do të ishte mirë që të shpalleshin zgjedhje të parakohshme dhe nëse ato sërish i fitonte VMRO-DPMNE-ja, atëherë faktori shqiptar do të duhet të luaj një rol më konstruktiv në këtë drejtim”, thotë Musliu. Analistët mendojnë se zgjedhjet e parakohshme duhet të bëhen para regjistrimit të popullsisë, pasi nga njëra anë ato janë më urgjente dhe nga ana tjetër do të ndikonin që të gjendej një konsensus për regjistrim,in.

“Mendoj se zgjedhjet duhet të bëhen para regjistrimit dhe një qeveri që do të jetë pak më e përgjegjshme që do krijonte kushte që të prolongohet regjistrimi për disa muaj ose për një vit dhe të përgatitë kushtet për një regjistrim real që do të pranueshëm për të gjitha etnitetet dhe të gjitha partitë politike pasi që pa një konsensus nuk mund të kemi regjistrim të drejt”, thotë Ramadani.

Të njëjtin mendim ndan edhe Musliu. “Regjistrimi i popullsisë bëhet një herë në 10-të vjet, dhe disa muaj aty nuk luajnë asnjë rol. Për momentin zgjedhjet janë më urgjente dhe ato duhet të bëhen para regjistrimit”, vlerëson Musliu. Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërsa fushata parazgjedhore, veç më ka nisur nga të gjitha partitë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button