DashuriaEdukata Seksuale

Kur mashkulli humb interesimin për seks

Nëse partneri juaj mohon seksin, nuk mund të jetë vetëm se ka një grua tjetër në jetën e tij, sepse do t’i japë fund marrëdhënies apo nuk i dukeni më e bukur dhe joshëse. Shumë burra vuajnë me problemin e ereksionit kur ata janë të stresuar apo sepse në jetën e tyre ka diçka që i shqetëson.

Shpesh femrat fajësojnë veten kur partneri nis të shfaqë shenjat e para ndaj dëshirës së ulët për seks. Ato ndjejnë se ka diçka që nuk shkon mirë në teknikën tyre të të bërit dashuri apo se partneri nuk i pëlqen më. Studiuesit mendojnë se disa nga arsyet që i bëjnë burrat të mos kenë dëshirë seksuale janë:

Lodhja
Nëse partneri juaj ka punuar shumë, duke u përpjekur të arrijë të pamundurën dhe të bëjë më të mirën në profesionin e tij, lodhja dhe mërzia, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do ai, mund të shkaktojë probleme në jetën tuaj seksuale. Kjo mund të shpjegojë humbjen e rastësishme të ereksionit, të cilën e vuajnë të gjithë burrat, por në kohë të ndryshme. Nëse bashkëshorti juaj humbet ereksionin gjatë aktit seksual, është shumë e rëndësishme që të mbështesni atë dhe të mënjanoni akuzat për humbjen e interesit ndaj jush, apo të nisni një zënkë, pas kjo do të përkeqësonte gjërat. Ndonjëherë një pushim i shkurtër para se të përpiqeni të rinisni akti seksual, është ajo çka nevojitet, por nëse ai ende vazhdon të ketë vështirësi, ju thjesht tregoni mirëkuptimin tuaj dhe faktin se ai është vërtet i rëndësishëm për ju. Nëse marrëdhënia juaj po kalon probleme parash, shqetësime me fëmijët, vështirësi të tjera seksuale, apo zënkat e vazhdueshme, mund të jenë arsye të tjera për humbjen e dëshirës për seks të partnerit tuaj.
Problemet emocionale mund të çojnë në vështirësi të ereksionit, pasi besimi apo ndjenja e intimitetit me partnerin ndikohet drejtpërdrejt. Të gjithë e dimë që është e vështirë të ndizesh nëse ditë pas ditë borxhet shtohen. Nëse merrni nisma për të kaluar këto probleme financiare, vështirësitë tuaja mund të parandalohen, sidomos nëse nuk ka arsye te tjera psikologjike.

Vetëvlerësimi
Shqetësimi juaj, nëse partneri juaj mendon se vazhdoni te jeni tërheqëse, ndikon shumë në dëshirën tuaj për seks. Përpiquni të përmirësoni vetëvlerësimin tuaj dhe do të shihni se edhe ai do t’u shoh me sy tjetër. Diskutimi i ndjenjave është gjithashtu e rëndësishme të shpjegoni ndjenjat tuaja për atë që ka ndodhur dhe të kërkoni ndihmë në përballimin e emocioneve që mund të jeni duke përjetuar. Burimi i shqetësimit mund të jetë marrëdhënia juaj dhe mënyra se si ai ndihet me ju. Inkurajoheni të hapet për ato që po ndodh me ju. Filloni duke thënë diçka të tillë si: “E di se me siguri mund të duket diçka koti, por…”. Mos vazhdoni me shqetësimet tuaja për humbjen e dëshirës së tij. Inkurajoheni atë të bëjë të njëjtën gjë me ju, pasi ka gjasa që personi tjetër të jetë po aq i shqetësuar sa edhe vetë ju. Në këtë mënyrë mund të veproni si një skuadër dhe ta zgjidhni problemin së bashku, në mënyrë që ta shmangni çështjen nga frika.

A është mirë ai?
Nëse partneri juaj vuan rregullisht nga mungesa e ereksionit, ai duhet të kontrollohet. Vështirësia në ereksion mund të jetë një tregues i sëmundjeve si diabeti apo sëmundjes e zemrës. Mos e trembni partnerin tuaj, duke i thënë se mund të ketë një sëmundje serioze, por sugjerojini një kontroll për t’u siguruar se është mirë. Ai duhet ta informojë doktorin për të gjitha simptomat e humbjes së ereksionit dhe çdo problem tjetër shëndetësor që mund të ketë kaluar. Shpesh disa pilula, të rekomanduara nga doktori, mund ta risjellin ereksionin me lehtësi. Nëse doktori rekomandon se ka nevojë për teste të tjera apo trajtime për një sëmundje, është më mirë të veproni me shpejtësi, pasi problemet e shëndetit të pa kuruara mund të jenë më të vështira të riparohen në një fazë më të largët. Nëse e shtyni, pasi besoni se paaftësia e tij për të pasur ereksion vjen pasi ju nuk i dukeni tërheqëse, mund të mos e gjeni kurrë zgjidhjen që kërkoni. Tregoni kujdes për humbjen graduale të ereksionit për një periudhë të gjatë, pasi kjo ka gjasa të jetë një tregues sëmundjeje. Një humbje e shpejtë e ereksionit (për shembull në një rast), kjo ka gjasa të lidhet me shqetësime emocionale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button