BotaLajmeTeknologji

Facebook ka gjasa të punësojë një ish zyrtarë të presidentit Obama

Facebook është në bisedime me Robert Gibbs, në një detyrë të lartë udhëheqëse për të ndihmuar kompaninë në menaxhimin e komunikimeve.

Robert Gibbs, që më parë ishte zëdhënës për media i Shtëpisë së Bardhë nën presidencën e Barack OBamës, duket se do të përfitojë një karrierë të re pranë Facebook, edhe pse këto bisedime janë ende në fazë të hershme dhe nuk ka ndonjë ofertë formale. Gibbs, i cili u larguar nga Shtëpia e Bardhë në shkurt të këtij viti, ka planifikuar të ndihmojë në riformimin e fushatës së presidentit Obama për rizgjedhje para se të punësohet në sektorin privat. Së paku kështu kanë konfirmuar disa persona të afërt me ngjarjen.

Sipas burimeve të cilat New York Times i citon si anonime, Gibbs ka gjasa të përballet me një ofertë milionëshe dhe se presioni është i lartë nga ana e Facebook që të pranohet kjo detyrë sa më shpejtë që është e mundur.

New York Times shton se angazhimi i Facebook në këtë drejtim për të punësuar Gibbs është i ndërlidhur me faktin se kompania po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe po shikon mundësitë për të ndërtuar ekip komunikimi para se të dalë në treg si kompani publike. Pas filmit “The Social Network” presioni publik është rritur mbi kompaninë për të komunikuar më mirë me publikun mbi produktet dhe politikat e saja, e duket se në këtë drejtim do të kontribuojë më shumë një person si Gibbs. E natyrisht zyrtarë të Facebook kanë hedhur poshtë mundësinë për të komentuar diçka në këtë drejtim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button