Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Rrahje masive mes nxënësve shqiptarë e maqedonas

rrahje_masive-520x330Sot rreth orës 13:30 një grup nxënësish nga shkolla PTT “Vllado Tasevski” në Shkup janë sulmuar nga një grup nxënësish nga shkolla e mesme kimike që gjendet afër shkollës “Vllado Tasevski”. Si pasojë dy nxënës kanë përfunduar në spital nga plagët e marrë gjatë përleshjes mes dy grupeve….

Rrahja mes dy grupeve ka ndodhur në bulevardin “Treta makedonska brigada” në Shkup.

Grupi i nxënësve të cilët ka sulmuar nxënësit e shkollës “Vllado Tasevski” ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes por policia arriti të arrestojë 14 prej tyre.

Motivet për sulmin e nxënësve ende nuk janë mësuar.

Ndërsa jo zyrtarisht mësohet se nxënësit nga PTT kanë qenë të nacionalitetit maqedonas, ndërsa ata të shkollës kimike kanë qenë shqiptarë, por ende nuk dihet nëse ka kjo ndonjë lidhje me incidentin e ndodhur.

Show More

Related Articles

Back to top button