Lajme

Taip Erdogan do të hapë shkollën për Hafizë në Tetovë

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Maqedoni, në kuadër të një vizite gjysmëzyrtare.

Gjatë qëndrimit në Shkup Erdogan do të  marrë pjesë në ceremoninë solemne që do të organizohet të premten me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve në “Universitetin e Ballkanit” në Shkup.

Erdogan të premten do të vizitojë edhe “Xhaminë e Larme” në Tetovë dhe do të marrë pjesë në inaugurimin solemn të Shkollës për Hafizë që do të hapet në kuadër të kësaj xhamie. Kjo shkollë ka ekzistuar edhe më herët, kurse rihapjen e saj e ka mbështetur kryetari i degës së Partisë Popullore të Erdoganit për Stamboll.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni Erdogan do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski, kurse tek pritet të caktohet agjenda e takimeve me përfaqësues tjerë shtetëror dhe politikë.

Në kuadër të delegacionit qeveritar nga Ankaraja do të jenë edhe ministra të kabinetit dhe biznesmenë turq, ndërsa në agjendë janë paraparë marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sfera të ndryshme, me theks të veçantë atë ekonomik, por edhe në sferën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak.

Vizita e kryeministrit turk ishte paralajmëruar që në muajin mars, mirëpo u prolongua për shkak të prioriteteve tjera.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close