LajmeMaqedoniaPolitika

Taravari: Opozita shqiptare fitoi partitë shqiptare në pushtet

Arben Tarvari deklaroi se “e vërteta është se opozita shqiptare i fitoi partitë politike shqiptare në pushtet.

Kryetari i Gostivarit – Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvari deklaroi se “e vërteta është se opozita shqiptare i fitoi partitë politike shqiptare në pushtet.

“Nuk duhet të përzihen dhe të vendosën në një vend votat që Blerim Reka i mori me ato të kandidates së OBRM-PDUKM-së”, tha kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari për DW, pas vlerësimit të Gordana Siljanovka Davkovës se me votat e kandidatit Rekës, opozita ka më shumë vota se pushteti.

Sipas tij, rezultatet zgjedhore nga rrethi i parë flasin se shumica e 80.000 votave opozitare te shqiptarët, kanë treguar se nuk janë për president koncensual.

“Ideja e kandidatit koncensual është projekt i dështuar. U tregua si mision i pasuksesshëm, ndërsa propozuesi i kësaj ideje, është partia që në këto zgjedhje u deligjitimua plotësisht. Kishin fushatë agresive, por votuesit nuk u përgjigjën. Aq e kanë fuqinë”, tha Taravari.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close