VIP

Rihanna pyet “Where Have You Been?”

Ikona e pop muzikës, Rihanna, ka lansuar këngën e re me klip “Where Have You Been”, që e shfaq bukuroshen nga Barbados në një imazh krejt tjetër nga sa jemi mësuar ta shohim.

Kënga e punuar nga The Island Def Jam është një këngë unike me një stil mjaft interesant dhe atraktiv. Edhe videoklipi i përshtatet këngës, pasi është përzierje e oriantales dhe modernes, diçka që definitivisht i shkon për dore bukuroshes nga Barbados.

“Video e vitit” dhe “Ku ka qenë kjo këngë më herët në jetën time…” ishin vetëm disa prej komenteve që kanë rënë në syrin e publikut në YouTube, aty ku kënga e re e tetës Rihh po thyen të gjitha rekordet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button